< Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (47) - Dashuri - Kosova Sot
Roman dashurie: E vėrshuar nga puthjet (47)

Roman dashurie: E vėrshuar nga puthjet (47)

E kishte harruar tashmë veten e tij dhe ishte përqendruar në Laurën. -Kë e ke urryer Laura? Me frikë ia shtroi këtë pyetje, duke parashikuar se i mbetet ta dëgjojë pjesën më të vështirë të tregimit. -Burrin e tezës - sytë e Laurës u mbushën me lot. Ai më ka keqtrajtuar. -Oh, jo! - Redoni ishte tmerruar me këtë lajm. -Nuk më ka dhunuar, të jem e qartë që në fillim. Por, që nga momenti kur i kam mbushur gjashtëmbëdhjetë vjet, më ka shtyrë të fle me të. Ai këtë e ka quajtur vardisje. Më kishte ndjekur nëpër dhomë, e ka shfrytëzuar secilën mundësi që të më thoshte diçka pa lidhje dhe disa herë më ka prekur në mënyrë aspak të këndshme. Unë kisha shumë frikë prej tij. Unë kisha pritur se do të më ndodhte më e keqja. Unë ëndërroja që të largohem nga shtëpia, që të pavarësohem. -A je ankuar te tezja jote? -Kam provuar, por ajo nuk më ka kuptuar seriozisht. Më thoshte se ai vetëm po bën shaka me mua, dhe se ishte krenar me faktin se isha shumë e bukur. Atëherë e kam kuptuar që bukuria mund të jetë edhe mallkim, po aq sa edhe bekim. Kjo e ka përcjellë gjithë jetën time. Shkaku i bukurisë kam qenë e keqtrajtuar, por edhe të fitoj të holla, që të jem e pavarur dhe të krijoj një karrierë të ndritshme. Shkaku i bukurisë nuk kam mundur të kem shoqe, por, për shembull, të kam pasur ty Redon, për të cilin e di se je ëndrra e fshehur e shumë kolegeve të mia. Shkaku i bukurisë tënde, unë kam harruar edhe që ke zemër, dhe atë zemër që kishte nevojë për mirëkuptim dashuri dhe shumë kujdes. -Si je futur në gjithë këtë mesele, karrierë ... - e pyeti me gjysmë zëri. -Tregim i vjetër, klishe... Një fotograf i njohur i modës më ka vërejtur në rrugë. I kishte rënë në sy mënyra e qëndrimit të trupit tim dhe ecja ime. Më kishte thënë se parashikon për mua një karrierë të bujshme. Iu kam përgjigjur thirrjes së tij që të bëjmë disa foto. Ia kishte ofruar një shoqes së tij, e cila mbante një agjenci të modës për manekine dhe fotomodele. Ajo më pas më ka kontaktuar që në ditën e ardhshme. M'i ka ofruar kushtet, të cilat nuk po mund t'i refuzoja. Isha shumë e lumtur që më ishte ofruar mundësia që të zhvendosem nga shtëpia e tezës. Kam filluar të punoj, të udhëtoj dhe të fitoj të holla. Të qenët e pavarur po më pëlqente shumë, saqë edhe fillova studimet. Tash, gjithçka po e largoj nga rruga, duke e ditur se cilat kushte më janë caktuar për jetën time. (vijon)
(Kosova Sot) 

22 orë e 10 minuta më parë