Shenjat se është tepër i tuturpshëm ta bëjë hapin e parë, ndoshta ju duhet ta bëni

  • 24 October 2017 - 16:52
Shenjat se është tepër i tuturpshëm ta bëjë hapin e parë, ndoshta ju duhet ta bëni

Falë vlerave të vjetra dhe të gjitha lidhjeve që i shohim në TV dhe nëpër filma, jemi të bindur se lidhja e vetme romantike mund të zhvillohet nëse meshkujt e bëjnë hapin e parë. Ja disa shenja se ai është tepër i turpshëm ta bëjë hapin e parë dhe ndoshta jeni ju ajo që duhet ta bëni. 

ZGJEDH BISEDA TË RASTIT

A ju dërgon porosi për të filluar biseda të rastit nga askund? Kjo është shenjë e qartë se ai dëshiron të kalojë më shumë kohë me ju, me shpresë se ju do ta kuptoni pa e vendosur atë në pozitë të keqe që të mos vjen te ju, megjithëse këtë dëshirë e ka. Ai shikon ku jeni, sepse dëshiron të kalojë kohë me ty. Kjo është shenjë se ka turp ta bëjë lëvizjen e parë.  

JENI PERSONI I PARË ME TË CILIN FLET

A është gjithmonë përballë jush sa herë që jeni bashkë në një situatë kur ka më shumë veta? Natyrisht, është i interesuar të flasë me juve, por e vërteta është se në fakt ai dëshiron të zhvillojë një lidhje me ju, pa kaluar nëpër procedurat formale 'a do të dalësh me mua'?  

GJEN KOHË PËR TY

A e keni vërejtur se ai gjithmonë i anulon planet e tija në mënyrë që të planifikoni diçka së bashku? Ky është një indikator klasik që ju jeni prioriteti i tij nga gjithçka, madje edhe nga miqtë e tij më të mirë. Fakti se ai anulon planet e tij vetëm se ju keni sugjeruar diçka tjetër tregon se, ai është i dashuruar në juve, por nuk është mjaftueshëm i guximshëm t'jua thotë këtë. 

MUND TË MBËSHTETENI TEK AI

Ai mundohet t'ju bëjë të ndiheni se mund të mbështeteni te ai nëse keni nevojë për ndihmë. Kjo është një cilësi e mirë dhe një gjë e madhe të jesh në gjendje të mbështetesh në dikë dhe ju duhet ta dini se çfarë personi zakonisht është i përsosur për këtë punë? Oh po, i dashur. 

BËN QË TA DUAN FAMILJA JOTE

A po tenton ta ndërtojë një lidhje të mirë me njerëzit tuaj të afërt?Kjo vërtet është një shenjë e mirë se ai është duke planifikuar që të jetë më i rëndësishëm në jetën tuaj në një të ardhme të afërt dhe sa më shumë miq dhe familjarë që e duan, më i suksesshëm do të jetë që të jetë i dashuri juaj. I vetmi problem këtu është se ai çon gjithçka dëm derisa është tepër i turpshëm që t'ju ofrohet dhe t'jua thotë se kush dëshiron të jetë në jetën tuaj.

(Kosova Sot)