Vetëm këto 3 lëvizje garantojnë orgazmën tek femrat

  • 24 October 2017 - 23:47
Vetëm këto 3 lëvizje garantojnë orgazmën tek femrat

Studimet e ndryshme kanë zbuluar se gratë heteroseksuale kanë më pak orgazma gjatë seksit, sesa çdo kategori tjetër, madje edhe krahasuar me femrat lesbike. Por sipas studiuesve ekziston një “treshe e artë” që ndihmon femrën të arrijë në orgazëm, ku përfshihen stimulimi genital, puthjet e thella dhe seksi oral.

Studiuesit në Universitetin Chapman, Universitetin e Indianas dhe Institutin Kinsey në SHBA, studiuan më shumë se 50,000 amerikanë të gjinive dhe orientimeve të ndryshme seksuale për të parë se sa shpesh arrijnë orgazmën.

Kjo treshe do të jetë arma juaj fituese. Studimet dëshmojnë se gratë lezbike arrijnë orgazmën dukshëm më shumë në krahasim me gratë heteroseksuale.

Në një studim britanik theksohet se 86% e grave lesbike raportuan se gjithmonë ose zakonisht arrijnë orgazëm kur janë në një lidhje imtime seksuale krahasuar me 65% të grave heteroseksuale.

Duke parë këto të dhëna, rezulton se orgazma te femrat nuk është edhe aq e pakuptueshme sa mund të mendohet

(Kosova Sot)