Gjëja e gërditshme që mund t’jua shpëtojë lidhjen

  • 24 October 2017 - 23:53
Gjëja e gërditshme që mund t’jua shpëtojë lidhjen

Ka disa gjëra për të cilat të gjithë pajtohemi se nuk duhet të ndodhin në lidhje. P.sh., një nga këto gjëra është edhe ta shihni njëri-tjetrin në tualet.

Megjithatë, hulumtimet e reja zbulojnë se shfrytëzimi i tualetit për nevoja të ndryshme para partnerit mund të sjellë shumë përfitime në lidhje.

Vitin e kaluar, ‘Mic’ kishte anketuar 125 njerëz dhe kishte zbuluar se shumica e njerëzve presin dy deri në gjashtë muaj para se të lirojnë gazra pranë njëri tjetrit.

Në fakt, çereku i tyre kishte pritur deri në një vit për të liruar gazra pranë partnerit, dhe shtatë për qind kishin deklaruar se asnjëherë nuk kanë bërë gjest të tillë para partnerit.

Por edhe këtu ka pasur disa mospërputhje sa i përket gjinive: 73 për qind e atyre që kanë pritur partnerin ta bëjë i pari këtë gjest, kanë qenë gratë.

Studimi ka deklaruar se në përgjithësi lirimi i gazrave pranë njëri-tjetrit është shenjë e një lidhje.

(Kosova Sot)