< Ngjarje e vërtetë: Nga dashuria në urrejtje (2) - Dashuri - Kosova Sot
Ngjarje e vėrtetė: Nga dashuria nė urrejtje (2)

Ngjarje e vėrtetė: Nga dashuria nė urrejtje (2)

Aty ishte një shtrat i madh. Unë u ula në të, respektivisht u vendosa në pozitë gjysmë të ulur. Ai menjëherë erdhi tek unë. U shtri dhe u ngjit për trupin tim. Filloi të m’i lëmonte flokët, qafën dhe fytyrën. Aty u veçuam një kohë të gjatë, duke biseduar dhe duke u argëtuar. Ai ishte njëri ndër momentet më të bukura të jetës sime. Përnjëherë u ngrit dhe më tha se do të kthehej menjëherë, sapo ta merrte një lëng. Gjatë kohës sa nuk ishte ai, erdhi një shok i tij, qesharak, për të mos thënë i shëmtuar dhe i mërzitshëm dhe u shtri në vendin e tij. Unë u largova krejt afër murit dhe e ktheva kokën në anën tjetër. Kur ai u kthye, qëndroi disa sekonda pa thënë gjë, me gjasë duke pritur që të largohej shoku i tij, gjë që ai edhe e bëri. Më pas, ai u shtri dhe mu afrua aq shumë, sa që na mjaftonte vetëm që të putheshim. Papritmas më cingëroi telefoni dhe nëna më tha që të niseshim ngadalë për në shtëpi. Nuk doja të kundërshtoja, thjesht u ngrita e mërzitur. Ai më përqafoi dhe më pëshpëriti: “shihemi”. Unë i buzëqesha dhe u nisa. Kur arritëm në shtëpi, biseduam në telefon edhe disa orë dhe na mori gjumi. Kështu na kaloi edhe dita tjetër. Përnjëherë, atë mbrëmje, ai thjesht më tha se do të shkonte në mëngjes. As vetë nuk mund të besoja se sa e mërzitur që isha për këtë shkak. Duke dashur që të shoqërohemi para se të shkojë, biseduam derisa i erdhi koha të nisej. Mund të them se, gjatë asaj bisede, ia besuam njëri-tjetrit edhe ndjenjat më të sinqerta. Me orë të tëra biseduam se sa shumë e duam njëri-tjetrin. Ai vazhdimisht më pyeste sa e dua, e unë i përgjigjesha duke i thënë se e doja më së shumti në botë! Pak para se të dilte nga shteti, e ndërpremë bisedën me fjalët: ‘Të dua!’. Të nesërmen hyra në FB dhe pashë se edhe ai ishte aty. Prita të shihja se a do të më shkruante, por nuk më tha gjë. Pas një kohe, iu lajmërova unë. E pyeta si ishte, çka bënte, por ai përgjigjej shkurt dhe me gjakftohtësi. Pashë se diçka nuk ishte në rregull, por prita. Mendoja se mund të ishte i lodhur nga rruga. Pas nja 2 ore hyra në FB dhe pashë se kishte postuar se ishte në lidhje me një vajzë dhe, në komente, i kishte shkruar ato fjalë që m’i kishte thënë edhe mua, e ajo i ishte përgjigjur. Gjatë 15 minutave të parë isha në shok, e më pas fillova që të qaja. Për disa ditë nuk hëngra asgjë dhe thuajse nuk nxora fjalë me gojë. Nuk i shkrova asgjë, sikur as ai mua. Kishin kaluar disa muaj, e unë e doja përsëri. Atë kohë, ai ma dërgoi një mesazh, me këtë përmbajtje: “A mund të hysh në Skajp”? Unë i thashë po dhe ai më thirri. Nuk mund ta kuptoja pse përnjëherë më thirri. Ai dukej plotësisht ndryshe. Sikur të ishte dergjur. Kishte qeskat e zeza nën sy dhe sillej krejtësisht ndryshe. Më tregoi se kishte filluar të pinte duhan dhe drogë. Pa marrë parasysh krejt atë që kishte ndodhur disa muaj më parë, unë i harrova të gjitha dhe fillova t’i thosha se nuk duhej t’i bënte ato gjëra, se ende ishte i ri. Ai e ndërpreu bisedën dhe, përsëri, për një kohë të caktuar, nuk u dëgjuam më. Pas disa muajsh erdhi në vendlindje, por nuk mu lajmërua aspak. Bile, një herë kaloi afër meje, pa më shikuar fare. Mora vesh se ky ishte fundi. Ka kaluar gati një vit dhe ende e dua edhe pse assesi nuk mund t’ia fal atë që ma ka bërë. Nuk mund ta shikoj askënd tjetër. Mendoj për djemtë e tjerë. Fillova ta urrej, por, në një- farë mënyre, ende e dua. Fund

(Kosova Sot)

14 orë e 39 minuta më parë