Ngjarje e vërtetë: Ky nuk është fundi (1)

  • 26 October 2017 - 17:30
Ngjarje e vërtetë: Ky nuk është fundi (1)

Gjithçka kishte filluar më datën dy të muajit maj. Shkova e rregulluar si më së miri për ditëlindje, shkaku i një Meritonit. Bisha çmendurisht dhe verbërisht dashuruar pas tij. Nuk po vëreja asgjë kur isha pranë tij. Nuk i vëreja as gjërat e tjera që mund të më bënin të lumtur. Sepse, po, edhe ishte i dashuruar në mua, por ai nuk e shprehte një gjë të tillë. Në atë ditëlindje gjithçka ishte si më së miri me të, por edhe me të tjerët. Aty ishte edhe një djalosh tjetër me emrin Nderim. Ai po më buzëqeshte gjatë gjithë ditës. Ishte më i bukuri nga të gjithë, por për mua kjo nuk kishte fare rëndësi. Mendoja se ishte idiot. Kemi biseduar për gjithçka, më tregonte si ikte prej orëve. E dinte se jam e dashuruar në Meritonin. Ata ishin shokë dhe ushtronin futboll së bashku. Nderimi ishte portier i mirë, derisa Meritoni ishte një lloj sulmuesi. Kjo nuk kishte rëndësi. E dashuroja Meritonin dhe pikë. Apo së paku po mendoja kështu. Pas një kohë të caktuar u lëshuam nga mësimi dhe gjithë pushimin po mendoja për Meritonin, duke kujtuar momentet tona dhe duke dëgjuar këngën e Taylor Swift 'Enchanted'. Unë mendoja se kjo këngë po përshkruante ne më së miri, e kurrë nuk kisha menduar se mendimi im do të ndryshojë. Në shkollë më pas filluan zërat se ai tashmë po dilte me një tjetër. Ajo edhe ishte shumë e bukur, por si njeri ajo nuk ishte gjë, ishte një zero e madhe. Flisnin se sa shumë e dashurojnë njëri-tjetrin, se unë duhet të heq dorë prej tij, por nuk e bëra. Më thanë se do të më lëndojë, dhe se e meritoj një më të mirë. Nuk hiqja dorë, duke menduar se ai ia vlente. Më në fund arriti edhe ekskursioni ynë. As Meritoni, e as Nderimi nuk ishin me mua në klasë, por sikurse e harrova Meritonin për një moment. Nga një shoqe e mirë e tij kërkova numrin e Nderimit. Ajo edhe ma gjeti numrin e tij, e unë i thashë që ajo t'ia dërgojë një porosi, ta paralajmërojë, që të mos befasohet nga porositë e mia. Ia kishte dërguar, e unë po pyesja nëse kishte edhe përgjigje. Pas një orë kohë, ajo më pyeti "Pa më thuaj a mos po e dashuron ti Nderimin"?, pasi që gjithnjë po pyet për të, e unë i thashë "natyrisht se jo, unë e dashuron Meritonin, por dua që Nderimi të jetë miku im". Ajo e besoi këtë, sepse e dinte sa e dashuruar që isha në Meritonin. Kur u kthyem në kryeqytet, të shtunën, gjithë ditën po mendoja për Meritonin. Për Nderimin ashtu. Të hënën më erdhi shoqja ime më e mirë dhe më tha: "Dëgjo, isha dje në ndeshjen e futbollit dhe kam biseduar me Nderimin. I thashë se pyet për të, e ai vetëm ashtu: 'Mirë, unë kam menduar se ju të gjitha më urreni'. Mendoj se më mirë është të dalësh me të se sa me Meritonin, i cili tashmë o kënaqet me tjetrën. Më pas i thashë: "Më dëgjo mirë ti, unë jam dashuruar në Meritonin, i cili Nderim, nuk më pëlqen". Përsëri ajo u dorëzua, sepse më njihte mirë. Kurrë nuk kam menduar se ai më pëlqen. Ditët po kalonin, e unë isha e dashuruar në Meritonin aq shumë, saqë nganjëherë do të dëshiroja të mos e dashuroja kaq shumë. Nderimi nuk ishte askund. Nganjëherë më shkonte mendja të shkoj t'i shikoj duke lozur futboll. Ky ishte një lloj arsyetimi për mua. Erdhi edhe 16 qershori dhe ishte një ndeshje e fundit. Shkova dhe unë si gjithë të tjerët (të cilët nuk ushtrojnë futboll). Shoqja ime po më ngucte, duke më thirrur në mbiemrin e Nderimit, por më pas përmirësoi gjithçka duke më thirrur me mbiemrin e Meritonit. Kjo më pëlqente, ndërsa që edhe babai im ishte aty e unë po heshtja. Edhe nja dy apo tri herë bëri disa shaka me mua në llogari të Nderimit, që mua nuk më erdhi aspak keq. Fillova të ndieja diçka. Nuk e dija as vetë se çfarë ishte. Ndeshja përfundoi, ata fituan me 3:2. Shkuam të përshëndetemi, marrë parasysh se aty po luante edhe vëllai im. Nderimi erdhi te ne, ma zgjati dorën dhe u përshëndetëm. Ishte disi qesharak. Edhe më tutje nuk dëshiroja ta ndieja atë që po ndieja. Kur jemi kthyer në shtëpi, lëshova këngën e Taylor 'Tim McGraw'. Dhe po mendoja për Nderimin, për Meritonin nuk më plaste. U morëm vesh me disa nga shoqet e mia që të dalim me rollera rreth shkollës. Aty ishte edhe Meritoni, por unë tashmë po mendoja për Nderimin. E dija, kjo ishte dashuri. Kisha rënë në dashuri. Më datën 26.06.2013 ata kishin shkuar në përgatitje në Shqipëri, e unë me shoqen time kishim shkuar me ta. Me natë të tëra kam ëndërruar se ai do të më puthte, dhe se Meritoni do të ishte xheloz dhe i lënduar, pasi që edhe ai më kishte lënduar mua. Ne ishim gjashtë veta në shoqëri dhe ishte errët. Ishim në terren, ndërsa që reflektorët nuk ishin të ndezur. Nderimi, shoqja ime më e mirë, dy shokë të tjerë nga klasa po rrinim dhe po flisnim. Nderimi dhe unë i shkëmbyem numrat dhe po buzëqeshnim me të njëjtat shaka. Ishte shumë interesant dhe qesharak. Më dhembte barku sa shumë po qeshja. (vijon)

(Kosova Sot)