Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (53)

  • 29 October 2017 - 12:44
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (53)

i shkaktonin daljen e lotëve. Qante, duke menduar se si ishte duke kaluar natën e fundit nën të njëjtin kulm me Redonin, se si kurrë më nuk do ta kishte vetëm për veten e saj, sikur që kishte ndodhur gjatë ditëve të kaluara. Kishte frikë nga ndarja e ardhshme nga ai. Kishte frikë nga ndarja e ardhshme nga ai. Tani, kur e kishte shijuar se si ishte të jetonte me Redonin dhe ta ndante jetën e përditshme, të rëndomtë me të kishte kuptuar se kjo ishte gjëja e vetme që donte në jetë. Të martohej me Redonin dhe të formonte familje me të. Donte ta lindte fëmijën e tij, ishte e gatshme që për shkak të lindjes së fëmijës të hiqte dorë nga figura e saj e përkryer dhe karriera e manekines kulmore. Do të jepte gjithçka për dashurinë e Redonit, që ta mbante mbiemrin e tij. Por, ai e donte vetëm si shoqe, gjë që ishte krejt ndryshe dhe me çka nuk mund të pajtohej. Në orën një pas mesnate, pasi që kuptoi se nuk do të mund të flinte, u ngrit nga shtrati, me qëllim të kërkimit të disa tabletave. Sapo të agonte e priste udhëtimi i gjatë deri në qytet, kështu që donte me çdo kusht që të ishte e pushueshme. Hyri në banjë për t'i shikuar ilaçet e Redonit. Shpresonte që aty do të gjente tableta për gjumë, apo të paktën, sedativë. Mendonte se, si njeri me probleme të zemrës, Redoni do të duhej të merrte ilaçe të tilla. E gjeti shishen me sedativë dhe mori frymë lirshëm. Shpresonte se doza e vogël do t'i ndihmonte që të flinte. E hapi shishen dhe u befasua kur ndjeu aromën e mentës. Tabletat, të cilat i përdorte ajo, kishin një aromë tjetër. I qiti disa tableta në dorë dhe filloi t'i analizonte. Jo vetëm që tabletat kishin aromë të bonboneve, por ato edhe dukeshin si bonbone. E mori njërën dhe e kafshoi. Ndjeu dhe njohu aromën e njohur, të ëmbël. Më nuk kishte dyshim që, në vend të një tablete, tani ishte duke përtypur një bonbone. Edhe atë, bonbone të atij lloji të cilin edhe vetë e përdorte herë pas here. Iu errësuan sytë. Çka donte të thoshte kjo, pyetej, derisa me zemërim hapte shishet e tjera të ilaçeve. Ato kishin etiketa të rregullta, por pa se që të gjitha ato ishin të mbushura me bonbone të madhësive dhe shijeve të ndryshme. Disa kishin aromë limoni, të tjerat të mentës, të tretat të... Pasi që i analizoi, i qiti në një tepsi. U ngut që të shkonte sa më shpejt te Redoni, që t'i qëronte hesapet me të menjëherë. Nuk mund ta priste mëngjesin. (vijon)

(Kosova Sot)