Ngjarje e vërtetë: Si filloi tërë kjo mesele (2)

  • 29 October 2017 - 12:48
Ngjarje e vërtetë: Si filloi tërë kjo mesele (2)
Duke pritur momentin, kur ata do të grinden, e më pas do të them gjithçka. Kjo është një ndjenjë aspak e këndshme, kur e di të vërtetën, e nuk mund t’ia thuash askujt. Po edhe më keq, kur kjo ka të bëjë me një të afërmin tuaj. Në ndërkohë, e kam shtyrë të dyshojë, e pyeti ku ishte në det dhe me kë ishte? Por, ajo paraprakisht i kishte të përgatitura përgjigjet, me të cilat i kundërvihej dhe largonte secilin dyshim. Kisha një dëshirë të madhe ta takoja, vetëm që të ishte pa Metin, dhe t’i them se di gjithçka, që t’ia shoh sytë, kur ta dëgjojë të vërtetën. Për fat të keq, dëshira ime nuk u përmbush. Për fatin tim të madh, pas një muaji, që të dy u grindën dhe u ndanë. Arsyeja as që më kujtohet më, më duket se ajo po ankohej sesi kjo lidhje po e ngufaste apo diçka ngjashëm. Meti u nda, nëse në situata të tilla kjo është me rëndësi. Ishim ulur në tarracë dhe po bisedonim si vëllezër, nuk e kishte aspak të lehtë. Fliste se si kishte ndryshuar në disa muajt e kaluar, nuk po mund ta njoh më, nuk është ajo Engjëllushja e njëjtë. Pasi atëherë zemra nuk më ka pëlcitur, nuk do të më pëlcasë kurrë. Aty e kuptova se ishte momenti i duhur t’ia them të vërtetën: Shok, ka edhe diçka... Kam dëgjuar për këtë para disa muajve. Engjëllushja të ka tradhtuar. Heshta. Për disa momente vetëm sa e kemi shikuar njëri-tjetrin, e më pas vazhdova përsëri: - I tregonte një shoqes se si atje e kishte takuar një djalosh.... Dhe vazhdova t’i tregoj gjithçka që di. Me qetësi priti ta përfundoj, buzëqeshi dhe më pyeti: - E kam ditur, ma merrte mendja. Nuk po mund të besoj çfarë kishte bërë. E pse ti nuk më e treguar? A je edhe ti në anën e saj? - Zotin e kam dëshmitar se nuk kam dëshiruar asgjë të keqe. Vëlla, nuk kam mundur ta them, më fal. E kam pritur këtë moment të ta them. Si të ta thosha kur e dija vlerën që ajo kishte për ty, kur e dija sa e dashuroje? Edhe pas gjithë kësaj që të ka ndodhur, edhe unë ta them këtë, nuk kam mundur. I ke të gjitha të drejtat të zemërohesh në mua, që kurrë më me mua të mos flasësh, këtë e di. Edhe njëherë, më fal, nëse mund të ma falësh. Nga thellë shpirtit më tha: - Në rregull është. Me të vërtetë nuk po zemërohem në ty, por është dashur të ma thuash. Nuk ka lidhje, ajo nuk ka vlerë edhe aq sa të grindemi ne të dy shkaku i saj. U përqafuam, ashtu si vëllezër, si dy adoleshentë, të cilët grinden e më pas pajtohen. Ishte ky një përqafim i sinqertë, nga të dy ne. M’u largua ai guri nga zemra, ndërgjegjen tash e kisha të pastër. Mirëpo, pa marrë parasysh se sa fliste Meti për atë se nuk e dashuronte, e dija se nuk ishte krejt ashtu. Deri-diku, dorën në zemër, ai këtë prej meje as që e fshihte. E dashuronte, madje shumë bile. Me ditë të tëra nuk kishte mundur të bënte asgjë, me net nuk kishte fjetur, vetëm për të po mendonte. Ndoshta kështu është në jetë, mendojmë shumë për njerëzit, të cilët nuk e meritojmë për ta. Gjithmonë isha aty për të, e kam ditur se çfarë mendonte, e ngushëlloja. E vështirë është të zhgënjeheni në personin që aq shumë e dashuroni. Sikur ajo të kërkonte, edhe yjet do t’ia zbriste në tokë, do ta ruante si një pikë uji në gjethe. Ai ishte zhvendosur atje ku ajo po studionte, kishte marrë banesën, e cila do t’ia kujtonte atë, bënte plane për të ardhmen. Ishte lehtë të bëhesh i mençur, por e kisha paralajmëruar për disa gjëra. Ai ishte shumë i vetëdijshëm për këtë, njëherë madje më kishte thënë: - Do ta shohësh, në fund do të prishë gjithçka. Nëse ndonjëherë ndahemi, kjo do të ndodhë shkaku i tradhtisë së saj. Për fat të keq kishte të drejtë. Ka diçka te njerëzit, diçka që nuk mund të shpjegohet aq lehtë. E di se do të lëndohet, por, prapëseprapë pranon ta luash lojën, e cila të lëndon. A shpreson njeriu që në secilin individ do ta gjejë atë të mirën, e cila do ta mundë të keqen. Mirëpo, e mira e mund të keqen vetëm në përralla, në jetën reale është krejt ndryshe. Plani i Metit ishte që ta takojë atë dhe të flasin. Ajo nuk e dinte se ai di gjithçka rreth tradhtisë së saj. Kjo ishte përparësia e tij, të cilën duhej përdorur me mençuri. Nëse e dashuron, do të tregojë pendim dhe dëshirën për ta falur, nëse jo, për të është e njëjtë. Mirëpo, reagimi i saj ishte befasi për të gjithë. Ajo, jo vetëm se nuk e uli kokën, por u nis në ofensivë: - Si flet ashtu për mua? Unë nuk jam një bushtër? - Unë vetëm dua të të them se i di të gjitha. Më ke tradhtuar. Kaq nga unë. E pyeti nga e di, se dikush po ia punon pas shpinës. Kështu përfundoi biseda e tyre, me shpresën e fundit. Tha se e kishte më të lehtë që kur i kishte thënë gjithçka. Më vonë i kishte dërguar një porosi, e kishte pranuar se ka të dashur dhe i kishte shkruar: - Më mungon dashuria jote, mirësia, mendoj për ty... /vijon/
(Kosova Sot)