Rezultate mjaft interesante: Ku janë dashnorët më të mirë dhe ku janë më të këqij në botë?

  • 29 October 2017 - 14:13
Rezultate mjaft interesante: Ku janë dashnorët më të mirë dhe ku janë më të këqij në botë?

Hulumtimi më i ri ka treguar që meshkujt nga disa shtete janë dashnorë më të mirë se të në disa të tjera.

Nuk duhet gjykuar për dikë si dashnor sipas shtetit nga është, mirëpo hulumtimet tregojnë që megjithatë disa popuj janë më të mirë në krevat.

Tri vendet e para i kanë meshkujt e Australisë, të Amerikës dhe të Afrikës Jugore.

Sipas hulumtimit më të ri, më të mirët në krevat janë australianët të cilët janë pa konkurrencë. Që të tri shtetet kanë marrë 8 pikë nga 10 maksimale.

Femrat janë vlerësuar paksa më ndryshe.

Australianet kanë marrë 6 pikë, gjë është shumë më pak se sa bashkëkombësit e tyre.

Dashnore më të mira janë amerikanet, kanadezet, francezet dhe italianet.

Derisa italianët dhe spanjollët të cilët gjithmonë konsiderohen dashnorët më të zjarrtë, në këtë test kanë arritur vetëm 7 pikë.

Njësoj pikë kanë marrë francezët dhe kanadezët, mirëpo edhe gjermanët e indianët te të cilët edhe femrat janë vlerësuar me të njëjtën notë.

Më të ngathët në krevat janë banorët e Zelandës së Re me vetëm 4 pikë.

Kandidatët me vlerësimet nga 0 deri në 10 kanë vlerësuar partnerët e vet të fundit seksualë dhe kanë treguar se cilit nacionalitet i përkasin.

Në hulumtim kanë marrë pjesë vetëm heteroseksualët, gjë që do të thotë meshkujt kanë mundur të vlerësojnë vetëm femrat dhe anasjelltas dhe nuk ka të dhëna se çfarë janë meshkujt dhe femrat të cilët kanë orientime homoseksuale.

Duke i shikuar rezultatet e të dy gjinive, është konstatuar që dashnorët më të mirë janë nga SHBA-ja, të cilët përshtaten më mirë me njëri-tjetrin.

 

(Kosova Sot)