“Seksi me burrin më çmend, por jam e fiksuar me kolegun që kur mu rrit rroga”

  • 29 October 2017 - 19:15
“Seksi me burrin më çmend, por jam e fiksuar me kolegun që kur mu rrit rroga”

LETRA:

U fiksova keq me klegun tim të ri në punë, bëj seks me të edhe pse kënaqem më shumë me burrin tim. Kam 14 vjet e martuar dhe kemi dy fëmijë. U lumturuam shumë kur lindi djali ynë dhe unë u bëra një mami me kohë të plotë, duke e lënë punën. Ai tani është nëntë vjeç. Dy vite pas djalit, linda vajzën, por më vonë u riktheva në punë në mënyrë që të mbanim standartin e jetesës. Burri im e dashuron punën që bën, por nuk paguhet mirë.

Unë jam 34 vjece dhe ai është 37 vjeç. Unë përparova shpejt në karrierë dhe merrje dyfishin e pagës së tij. U ngrita në detyre dhe në vendin tim erdhi një djalë i ri i cili është 29 vjeç. Kam kaluar shumë kohë duke e ndihmuar atë dhe kështu kemi njohur njëri-tjetrin.

Kishte pak flirtim por unë kurrë nuk ia kisha hedhur sytë një tjetër mashkulli deri atë moment.

Një pasdite ne po përpiqeshim të përpunonim detajet e një kontrate shumë të komplikuar.
Kur përfunduam, përqafuam njëri-tjetrin dhe…përfunduam duke bërë seks në zyrë.

Seksi nuk ishte në nivelet që duhej, e jo më i shkëlqyer ndaj ai më tha se gjërat nuk duhet të shkonin më tej.

Ai është i martuar me fëmijë. Dihet që e kam tradhëtuar burrin, por unë tani jam fiksuar me të.

Burri dhe unë jemi vetëm së bashku për hir të fëmijëve. Ai ende më do, por unë kam frikë të largohem. Ndihem sikur jemi të destinuar të kemi një martesë pa seks, megjithëse asnjëri prej nesh nuk e dëshiron këtë.

Ne kemi marrëdhënie seksuale rreth tri herë në vit, por kur e bëjmë është fantastike, shumë më mirë sesa me kolegun.

Përgjigja e DEIDRE: Martesa juaj mund të ketë humbur disa emocione, por ju keni stabilitet me burrin tuaj. Ti e di se nuk ka të ardhme me kolegun tuaj dhe ai po të përdor.

Nëse vazhdoni kështu, do të shkatërroni vetëbesimin tuaj dhe do të ndëshkoni edhe veten.

 (Kosova Sot)