Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet

  • 30 October 2017 - 13:30
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet

E ka ndezur dritën, po qëndronte në një kënd të shtratit dhe ngadalë e papritmas e zbuloi Redonin, i cili ishte mbuluar me batanije. Ai ishte zgjuar dhe ashtu i përgjumur u rrotullua përreth vetes. Me siguri se ishte zgjuar nga gjumi më i thellë. E shikoi Laurën dhe menjëherë ishte i vetëdijshëm për zemërimin, të cilin ia shprehte fytyra. Mirëpo, nuk ishte në gjendje ta parashikonte se çfarë e kishte provokuar zemërimin e saj.

-Ke harruar t’i marrësh tabletat para se të shkosh në gjumë – tha ajo, duke ia zgjatur tabletat e tij. Apo, ndoshta më mirë të thosha se ke harruar ta marrësh ëmbëlsirën tënde. E bëri një hap dhe ka hedhur të gjithë bonbonet në Redonin, sepse aty kishte bonbone e jo tableta, e më pas edhe tepsinë e hodhi në drejtim të tij.

-Çfarë do të thotë kjo – ishte jashtë vetes nga mllefi. – Çfarë diagnoze është kjo, e cila shërohet me bonbonet mentë! Aroma nga goja, ndoshta?! -Për krejt këtë ekziston një shpjegim logjik... u mundua Redoni, duke u munduar të kthjellej.

-A je ti si sëmurë apo nuk je?! – po i rriste sytë e saj të kaltër. -Nuk jam, natyrisht se nuk jam. Vetëm jam shtirë si i sëmurë për të ... -Që të më bësh budalla – e përfundoi fjalinë saj me mllef. Apo, për të më shndërruar në një ndihmëse tënden të punëve të shtëpisë? A më ke sjellë për këtë këtu Redon? -Mos harro se po të dëshiroja kam mundur ta sjell Nerimanin. -Mos ma përmend atë pulë! Oh, Zot –befasisht mori frymë thellë.

-Po, ajo ishte vetëm maskë! Sikurse edhe këto tableta! Sikurse edhe sëmundja jote. Të gjitha këto i ke inskenuar! Kurrë as që ke planifikuar ta sjellësh këtu Nerimanin, ke dashur vetëm të më provokosh mua. Çfarë qëndron pas gjithë kësaj Redon?

-Është e vërtetë se gjithçka kam inskenuar, por ekskluzivisht për të mirën tënde dhe timen. Sikur të ma lejoje të ta shpjegoja ... E largoi papuçen nga këmbe saj dhe e goditi. – Nuk dua të dëgjoj asgjë! Asgjë! A e di ti se ditëve të fundit sa jam brengosur për sëmundjen tënde Redon? Natyrisht se nuk e di ti! Krejt çfarë ke ti në kokën tënde është realizimi i ndonjë skenari të prishur dhe bizar. -Ai skenar kishte për qëllim definimin e lidhjes tonë. -Më ke gënjyer! – edhe papuçja e dytë nga këmba e Laurës ka fluturuar në drejtim të kokës së Redonit, dhe e ka goditur në krah.

– Çfarë lidhje është ajo kur partnerët e gënjejnë njëri tjetrin. -Më dëgjo të lutem, të lutem! -A e ke menduar ndonjëherë që të ma tregosh të vërtetën? -Po! E kisha planifikuar për nesër këtë, që t’i zbuloj të gjitha. -Vallë a do të kishte guxim të ma pranosh se për shtatë ditë më ke gënjyer dhe më ke mbajtur në frikë? -Laura... Kjo do të duhej të ishte përvoja jonë e fundit para se të ... (vijon) 

(Kosova Sot)