< Përse shumica u kthehen ish-ave? - Dashuri - Kosova Sot
Pėrse shumica u kthehen ish-ave?

Pėrse shumica u kthehen ish-ave?

Dashuria është e komplikuar, e të marrësh vendimin për ndarje nuk është lehtë edhe nëse nuk ishit në lidhje të lumtur. Besoj se mirë e dini këtë, sepse në situatë si kjo së paku një herë në jetë jeni ndodhur. Po ashtu, statistikat tregojnë se më shumë se 50 për qind e çifteve së paku njëherë pajtohen pas ndarjes. Kjo me siguri falë marrëzisë që i bën të kthehen: me siguri ka ndryshuar. Sipas hulumtimeve, është pikërisht kjo thënie që shtyn të tjerët t'u kthehen atyre dhe t'ua japin edhe një mundësi. Po ashtu, në të shumtën e rasteve deri te një ndryshim si ky nuk vjen kurrë, edhe pse disa gjëra e tregojnë këtë. Në fakt, vetëm e bindim veten tonë se diçka e tillë ka ndodhur edhe nëse nuk ka asnjë fakt. 

(Kosova Sot)

23 orë e 23 minuta më parë