< 7 mënyra për t'u përballur me mashtruesin që luan kartën e viktimës - Dashuri - Kosova Sot
7 mėnyra pėr t

7 mėnyra pėr t'u pėrballur me mashtruesin qė luan kartėn e viktimės

Tradhtarët nganjëherë luajnë viktimën duke ju fajësuar juve për pabesinë e tyre. Ja çfarë duhet të bëni kur e bëjnë këtë.

MËNYRA E PARË

Tregojuni që nëse ndihen të pikëlluar apo të vetmuar nuk e arsyetojnë tradhtinë. Nëse partneri ka pasur probleme emocionale në lidhje, atëherë ai/ajo duhet ta diskutojë me ju. Duke punuar prapa shpinës tuaj për t'u marrë me problemet emocionale dhe duke tradhtuar është e papranueshme. Ai/ajo duhet të komunikojë me ju. 

MËNYRA E DYTË

Shpjegojani se sa shumë ju ka lënduar. Kjo është mënyra e duhur nëse ai/ajo për t'ia rrokullisur pasqyrën partnerit, nëse ai/ajo shtiren si viktimë. Pra, nëse tenton ta portretizojë veten si viktimë, thjesht kujtojani sa e dhimbshme është të jesh i/e tradhtuar. 

MËNYRA E TRETË

Bëjani me dije se ju nuk e keni tradhtuar kur ndihej i lënduar. Duke e thënë këtë, në mënyrë efektive anuloni gjitha argumentet e partnerit. Arsyeja është se partneri po tenton që tradhtinë ta bëjë të pranueshme, duke pohuar se dhimbja emocionale e arsyeton atë. 

MËNYRA E KATËRT

Theksojeni se sa e pamoralshme është një gjë e tillë. Nëse mund të mbështeteni në etikën e tradhtisë, mund t'ju ndihmojë të shthurni ndonjë argument që partneri jua jep. Arsyeja është se tradhtia përfshin tradhtinë e besimit, që është baza e një lidhjes. Derisa diskutoni për imoralitetin, ai/ajo do ta kuptojë se është e pashpresë të luajë në kartën e viktimës. 

MËNYRA E PESTË

Pyetini si do të ndiheshin nëse gjithçka ju kthehet, apo sikur të ishin në vendin tuaj. Duke vepruar kështu, ndihmon që partneri të kuptojë situatën. Ndoshta partneri vërtet ndihet si viktimë në këtë situatë. Kur e mendojnë të ishin të tradhtuar, ata do ta kuptojnë, pa marrë parasysh se cila ishte arsyeja e tradhtisë. 

MËNYRA E GJASHTË

Vetëm mos ua vini veshin. Kur të ndodhë tradhtia, a dëshironi ta dini përse ju ka tradhtuar? Ndoshta janë ndier të neglizhuar, të injoruar apo abuzuar, por, në fund, a duhet të merreni me të gjitha arsyetimet? Nëse e keni ndarë mendjen për t'u larguar, përse mos ta kurseni veten nga arsyetimet e shumta dhe vetëm të ecni tutje?

MËNYRA E SHTATË

Përdorni secilin fakt që keni. Nëse keni foto në telefonin tuaj teksa partneri ju tradhton, apo ndonjë dëshmi tjetër, mund ta përdorni si argument shtesë. Vendosjani fotografinë e trashtë partnerit para fytyrës dhe bëjani pyetjen nëse kjo foto duket si viktimë.

(Kosova Sot)

13 orë e 16 minuta më parë