ËSHTË DASHURUAR APO JO? NËSE DALLON KËTO SHENJAJ, AI ËSHTË I DASHURUAR NË JU DERI TE VESHTË

  • 01 November 2017 - 15:47
ËSHTË DASHURUAR APO JO? NËSE DALLON KËTO SHENJAJ, AI ËSHTË I DASHURUAR NË JU DERI TE VESHTË

P asi vajzat mundohen që të tërheqin vëmendje dhe ta joshin një djalosh, është me rëndësi që ta kuptohet nëse ai e pëlqen atë vajzë.

A I PËLQEJ?

Fillojmë nga pjesa e parë e pyetjes - si ta kuptoni. Pa marrë parasysh nëse filloni lidhje të re apo ndjeni se ajo aktuale më thellë zhvillohet, shtroni pyetjen: Si ta kuptoj nëse jam e përzgjedhura? Kjo është e vështirë, sidomos nëse bëhet fjalë për lidhje të re apo simpati intensive. Meshkujt janë më ndryshe nga femrat, e edhe mënyra si e tregojnë simpatinë. Atyre ju duhet kohë në shoqërinë e femrave derisa ta pranojnë se ju pëlqejnë.

ËSHTË DASHURUAR APO JO?

Si duket një mashkull kur dashurohet, njëjtë si femrat apo …? Për dallim nga femrat, që dashurohen kur dikush u pëlqen, meshkujt e bëjnë më ndryshe. Në fakt ata janë shumë të ngurtë në tregimin e emocioneve. Më me dëshirë aktrojnë njeriun e çeliktë, nuk tregojnë apo nuk thonë diçka që e dëmton egon e tyre.

SHENJA 1 - TAKOJENI ME TË AFËRMIT TUAJ

Shenja e parë dhe e sigurt se dikush ju dashuron është kur ju njofton me familjen e tij, miqtë, kolegët nga puna dhe të gjithë tjerët që e përbëjnë jetën e tij. Kështu, ai dëshiron t'ju tregojë të tjerëve se është dashuruar në ty.

SHENJA 2 - JU SHEH VETËM JUVE

E keni të ditur faktin se meshkujt janë tipa vizualë, e kështu kur kanë pranë personin që e dashurojnë nuk e vërejnë askënd tjetër. Pa marrë parasysh a jeni rregulluar mirë me grim apo thjesht keni dalë modeste, mashkulli që i pëlqeni menjëherë ju dallon. Nëse keni punë me meshkuj të tillë, ta dini se ia keni "hallakatur" trurin.

SHENJA 3 - SILLET SI MBROJTËSI JUAJ

A e keni vërejtur se si brengoset për ju? E lë shoqërinë për t'ju dërguar te mikja juaj, kujdesen nëse jeni apo nuk jeni rehat, nëse keni të ftohtë, nëse jeni e uritur. Ai do të jetë heroi juaj i ditës.

SHENJA 4 - E GJITHË VËMENDJA E TIJ ËSHTË TEK JU

Nëse mashkulli gjithmonë bën pyetje për të kuptuar diçka më shumë për ju, ju dëgjon me kujdes secilën fjalë që e thoni, dëshiron të dijë çfarë ju pëlqen, çka ju kënaq e lumturon, kjo tregon se është i interesuar për ju. Do t'i pyesë edhe miqtë tjerë për të kuptuar diçka për ju. Një tip si ky është i dhënë pas jush dhe do të thotë se ju pëlqen.

(Kosova Sot)