Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (59)

  • 04 November 2017 - 13:27
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (59)

E futi dorën në xhep dhe nxori një kuti të vogël pelushi, me një unazë fejese. E mori dorën e saj dhe e puthi secilin gisht veç e veç, para se t'ia vinte një unazë të mrekullueshme të diamantit. - Mos më refuzo, e vetmja ime... - zërin e kishte lutës. - Të dua pa masë dhe, të dua... - iu mor goja nga emocionet. Nuk e kishte idenë se edhe Laura sa nuk fluturonte nga gëzimi. - Kaq shumë kam vuajtur... - mezi tha ajo, duke e shikuar unazën. E kishte të vështirë të besonte. - Doja të të jepja kohë që të qetësoheshe, që të mund ta gjeje një arsyetim për atë që kam bërë. Kam shpresë se më fal, më e dashura ime. Ajo e ngriti kokën dhe ia vuri atij në gjoks. - Më puth... - i tha me butësi, duke ia zgjatur buzët e saj. Ai e puthi, duke i shkaktuar marramendje. - Ja! - tha Laura duke qeshur me gëzim. - Gjithçka të është falur! - Do të martohesh me mua, apo jo? - ai insistonte në një përgjigje konkrete. - Po! - tha ajo duke shkëlqyer nga gëzimi. I çmendur për shkak të pranimit të Laurës, Redoni e përqafoi me të dy duart. - Të dua, Redon! - tha ajo me pasion. - Në jetë nuk dua asgjë tjetër, pos të bëhem gruaja jote! Redoni ia bëri me dreqnillëk: - A nuk e dëshiron më shumë titullin e manekines më të bukur? - Jo, nuk e dua! - A d.m.th kjo se... menjëherë mund të shkojmë në shtëpi? - Natyrisht! - tha ajo pa hezitim, duke ndier se në vete rritej padurimi që sa më parë të mbetej vetëm me Redonin. - Duhet të m'i kompensosh të gjitha netët, gjatë qëndrimit në vilë, kur kemi fjetur ndaras! - Nuk kam asgjë kundër! Do të bëjmë dashuri gjatë tërë natës, e nesër... Nesër të presin shumë enë pa larë! U kthye e zemëruar nga ai, por buzëqeshi kur pa se ai nuk e kishte seriozisht - Më mirë kujdes se si bën shaka me mua! Ta dish se nuk hezitoj të të gjuaj me objekte të ndryshme! - Po, këtë e di! - tha ai duke rikujtuar episodin me shputa dhe me tepsia në vilë. Ai nxori nga xhepi një dhuratë me dimensione të vogla, të mbështjellë me letër stolish. - Shpresoj që kjo të mos jetë ajo që mendoj! - tha ajo duke u shtirë e inatosur, e më pas e hapi kutinë. Që të dy qeshën kur ajo gjeti një kuti me bonbone mente. - Ndoshta, i shtyrë nga dashuria, u solla keq, por plani im na solli ku jemi tani, këtu! - Ke të drejtë! Përkundër të gjithave, ditët që i kemi kaluar në vilë janë ditët më të prira në jetën time! - Edhe në jetën time, po ashtu - i tha ai, duke i propozuar në vesh që ta kalonin muajin e mjaltit në vilë. Ajo qeshi, duke i thënë se edhe vetë donte t'ia propozonte të njëjtën gjë. FUND

Nga nesër mund ta lexoni romanin tjetër të dashurisë, "Atëherë kur më së paku e pret"

(Kosova Sot)