Arsyet pse trupi juaj ka nevojë për masturbim

  • 05 November 2017 - 23:53
Arsyet pse trupi juaj ka nevojë për masturbim

Shumë njerëz e kanë tabu të flasin për masturbimin, prandaj, kur hapet si temë, i vë në siklet.

Por, nëse nuk e keni dëgjuar, është shumë normale dhe e shëndetshme të masturbosh. Ja pse duhet të flitet më shumë për masturbimin dhe, më e rëndësishmja, duhet ta bëni pjesë të kujdesit ndaj vetes.

Përmirëson jetën seksuale

Vetëm 57% e femrave përjetojnë orgazëm çdo herë që kryejnë marrëdhënie me partnerin e tyre, sipas një anketimi të bërë në vitin 2015 tek 2300 femra të moshës 18-40 vjeç.

Para se të shkoni me një person tjetër, duhet të dini se çfarë është mirë për ju, thotë Emily Morse, eksperte e marrëdhënieve seksuale.

“Prekni me dorë pjesët intime, merrni kohë për veten dhe shikoni çfarë ju bën të ndiheni mirë”, thotë ajo “duke kuptuar çfarë është mirë për ju, nuk do të merrni vetëm kënaqësi, por do të ndihmoni edhe partnerin të kuptojë çfarë ju motivon juve”.

Ju largon stresin dhe ndihmon për të bërë një gjumë më të rehatshëm

Në vend që të numëroni delet, përpiquni të numëroni orgazmat. Kur keni orgazma, trupi lëshon një hormon relaksues të quajtur prolaktinë, dhe hormonin serotoninë të lumturisë.

Masturbimi ju ndihmon të qetësoheni dhe të flini më mirë”, thotë prof. Lauren Streicher, autore e librit “Sex Rx: Hormones, Health and Your Best Sex Ever”.

Për efekt më të mirë Morse sugjeron të krijoni një ambient të qetë, të fikni telefonin, filloni të merrni frymë thellë dhe të prekni trupin.

“Duke bërë këtë, ju kujdeseni për veten dhe përjetoni kënaqësi”.

Mund të lehtësojë dhimbjet nga menstruacionet

“Kur keni orgazëm, kontraktohet mitra dhe gjaku del më shpejt e me më pak dhimbje”,shpjegon dr. Streicher.

Ndërsa tek disa gra orgazma mund ta shtojë tensionin, prandaj duhet testuar teknika për ta parë nëse funksionon për ju.

Mund të shtojë orgazmat

“Masturbimi shton potencialin e orgazmave”, thotë Morse, “prandaj, gratë të cilat e kanë të vështirë të përjetojnë orgazëm me ose pa partnerin e tyre, duhet të masturbohen fillimisht”.

Ju bën të ndiheni më të sigurt në vetvete

“Kur e keni nën kontroll trupin dhe anën seksuale, keni më shumë vetëbesim në dhomën e gjumit”, thotë Morse. Dhe ky vetëbesim nuk mbetet vetëm poshtë çarçafëve, por ju ndihmon në të gjitha aspektet e jetës.

“Shumica e femrave nuk janë të kënaqura me mënyrën se si duket trupi i tyre, por kur e kanë nën kontroll dhe janë më të lidhur me të me anë të masturbimit, mësojnë më shumë për veten e tyre”, thotë Morse.

“Kjo mund të kultivojë më shumë ndjenja pozitive për trupin tonë dhe na bën të ndihemi më të sigurt brenda dhe jashtë”.

Ju bën të ndiheni mirë

Në fund të ditës, thotë dr. Streicher, përfitimi kryesor i masturbimit është thjesht: ju bën të ndiheni mirë.

 (Kosova Sot)