< Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (2) - Dashuri - Kosova Sot
Roman dashurie: Atėherė kur mė sė paku e pret (2)

Roman dashurie: Atėherė kur mė sė paku e pret (2)

Kishte frikë se do të mund ta refuzonte, e në vitet e saj femrat kanë frikë që të largohen nga mashkulli që nuk e dashurojnë, për faktin se nuk janë të sigurta, nëse do të vijë ndonjë mashkull tjetër, a do t’i dashurojë dhe dëshirojë dikush tjetër dhe kë do ta dëshirojnë ato. Në shoqërinë e Blerimit gjithmonë ishte ndier bukur, kishin seks të mirë dhe të hatashëm, ishin kuptuar mirë dhe dukeshin si një çift i mirë dhe i dashuruar. Mirëpo, porsa të mos dukeshin disa ditë, Ganja gjithë këtë e konsideronte si gënjeshtër, idealizim momental të marrëdhënies dhe do të fillonte të mendonte që të heqë dorë prej tij. Edhe ashtu kjo lidhje nuk kishte perspektivë. Blerimi tash e pesëmbëdhjetë vite ishte në martesë. Nuk ishte i pakënaqur me gruan e tij, nuk ishte një prej atyre meshkujve që thoshte se është i martuar për hir të fëmijëve, kështu që Ganja ishte e sigurt se ai në lidhje futej ekskluzivisht për një aventurë dhe për ndryshime, por jo për ndonjë ndryshim drastik, i cili do t’ia erëzojë jetën. Cili ishte qëllimi dhe arsyeja e saj për një mashkull të martuar, këtë vetes nuk kishte mundur t’ia shpjegonte. Blerimi i kishte pëlqyer fizikisht. Porsa e kishte vërejtur te dentisti, e kishte tërhequr, por edhe ai e kishte tërhequr atë. Dy herë e kishte pritur të përfundonte me rregullimin e dhëmbëve dhe e kishte dërguar në shtëpi, e të tretën herë ishin gjetur në një kateteri dhe kishin shkuar tek ajo për seks. Madje edhe atëherë kur i kishte thënë se ishte në martesë, dhe se kishte një vajzë që e adhuronte, Ganja kishte vazhduar të takohej me të.

KAPITULLI I DYTË

 Disa njerëz të moshuar dhe nervozë kishin krijuar një atmosferë negative shkaku i rendit rreth pagesave në postë. Dita e pagesës së pensioneve ishte pikërisht me atë datë, kështu që punëtorët në postë e kishin ditur që duhet të durojnë disa ankesa dhe fyerje të rënda. Ganja me dashuri po i dëgjonte fjalosjet dhe grindjet sa herë që dikush do të dëshironte ta kalonte rendin. Kolegia e saj, një prej të rrallave, me të cilat Ganja dilte dhe komunikonte edhe jashtë orarit të punës, i solli edhe një kafe dhe ëmbëlsira vendore. – Unë dje i kisha përgatitur për Metin, por ai nuk kishte ardhur në shtëpi. Meti ishte i biri i vetëm i Gentës dhe ishte gjithçka nga ajo që i kishte mbetur nga burri që i kishte vdekur, por ky ishte një djalosh që i ishte rrekur drogës dhe e ëma e tij nuk kishte kurrfarë ndikimi tek ai. E mjera Genta, me dashuri kishte tentuar ta kthejë në rrugën e duhur të birin, por kjo nuk i ecte. Ganja e dinte nëpër çka po kalonte Genta, dhe e dinte se ajo pjesë e ëmbëlsirës nuk ishte pjesë e së ëmës dhe nuk priste që Meti të vetëdijesohej. – Të faleminderit Gentushe, je zemër. – A dëshiron që pas punës të shkojmë tek unë? Ka ende ëmbëlsira, e po ashtu kam nevojë për shoqëri. Ganja bëri me kohë, e Genta ia mbështeti krahët dhe shkoi në vendin e saj të punës. Edhe pse kishte planifikuar që pasdite ta lexojë, libër ky që e kishte marrë dhuratë nga nëna, e dinte se Genta e kishte lutur në mënyrë diskrete për shoqëri. 

(Kosova Sot)

20 orë e 52 minuta më parë