“Gruaja më ngrihej nga krevati dhe bënte SMS erotike me meshkuj, mendoja se fliste me mamin”

  • 06 November 2017 - 12:57
“Gruaja më ngrihej nga krevati dhe bënte SMS erotike me meshkuj, mendoja se fliste me mamin”

Një burrë ka treguar për “The Sun” si zbuloi se gruaja e tij shkëmbente mesazhe erotike me meshkuj të tjerë.

Letra e burrit:

Bashkëshortja ime po shkëmbente mesazhe erotike me meshkuj të tjerë kur më thoshte se po fliste me të ëmën ose po kontrollonte për produktet e saj të bukurisë.

Jam i shkatërruar.

Unë jam 55 vjeç, ajo është 52 vjeçe dhe ne kemi qenë të martuar për 30 vite.

Kuptova se ngrihej natën për të folur me burra të tjerë.

Ja kam kapur telefoni dhe i kam gjetur të gjithë ato tekste eksplicite nga burra të tjerë.

U konfrontova me të dhe ajo pranoi se ishte e vërtetë.

Bota ime u shkatërrua.

A mund ta kaloj ndonjëherë këtë?

DEIDRE thotë:

Ju mund ta bëni martesën tuaj të funksionojë nëse dëshironi vërtet të dy, por do të duhen shumë biseda të sinqerta.

Jini të qartë se ju nuk mund dhe nuk duhet të jetoni me sjellje të kësaj natyre, por thojani se jeni të gatshëm të bashkëpunoni me të në mënyrë që të ruani marrëdhënien tuaj.

Pyesni atë se çfarë i ka munguar nga jeta juaj sëbashku, që tani është duke u përpjekur për t’u plotësuar diku tjetër.

(Kosova Sot)