“I thashë gruas se dua ta shoh duke fjetur me tjetër, por tani kam frikë se ajo…”

  • 06 November 2017 - 20:07
“I thashë gruas se dua ta shoh duke fjetur me tjetër, por tani kam frikë se ajo…”

Një burrë i ka rrëfyer për tabloidin britanik “The Sun” dëshirat e tij erotike dhe ka marrë këshillat e duhura nga stafi.

Ja letra e burrit:

Fantazoj sikur gruaja ime kryen marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër, ndërsa unë shikoj, por jam i shqetësuar se do të më tradhëtojë prapa krahëve.

Jam 31 vjeç dhe gruaja ime është 29. Kemi 4 vite sëbashku, jemi martuar vitin e kaluar dhe kemi një djalë të vogël.

Marrëdhënia jonë është me të vërtetë e mirë dhe jeta jonë seksuale është mjaft e mirë, por unë fantazoj për marrëdhënien e saj me një burrë tjetër.

Gruaja ime thotë se nuk do ta bënte kurrë diçka të tillë.

Ndonjëherë dhe si me shaka i kam sugjeruar që herën tjetër që të largohem për punë, ajo duhet të ftojë shokun tim më të mirë, 30 vjeç dhe të flirtojë me të.

Ajo bëri ashtu siç i sugjerova dhe më tregoi gjithçka që thoshin derisa filluan të dërgonin fotografi, atë pjesë që mbajti për vete.

Ajo i dërgoi fotografitë e veta në të brendshme, të njëjtat fotografi që kam në telefonin tim.

Ajo fillimisht e mohoi që t’i kishte dërguar ato foto, por më në fund shoku im më tregoi të vërtetën dhe ajo gjithashtu.

Kam vazhduar të sugjeroj që ta ftojmë mikun tim një mbrëmje, por ajo tha se nuk donte të flinte me të dhe nuk donte që ai të vinte.

Por unë kam qenë shumë larg për punë dhe kam spiunuar tekstet e saj.

Unë e di se ata rregullisht dërgojnë mesazhe të tjera.

Ajo më tregon shumicën e asaj që thuhet, por nuk më ka thënë gjithçka.

Miku im e di për fantazinë time dhe ai e pyeti gruan time që të më lejojnë t’i shikoj, por ajo thotë se nuk dëshiron që unë ta shoh me tjetër.

Ajo nuk e kupton se unë i di të gjitha. Jam i shqetësuar se ajo do ta ftojë atë, ndërsa unë jam larg për të bërë marrëdhënie seksuale me të, duke shpresuar se kurrë nuk do ta zbuloj.

DEIDRE thotë:

Ti je fiks për atë shprehjen: “Jini të kujdesshëm për atë që dëshironi”.

Kur fillimisht gruaja jote nuk dëshironte ta bënte këtë, a nuk të thoshte diçka?

Ajo mund ta ketë filluar si një shaka, por tani është shndërruar në realitet.

Ose veprimi i saj mund të ketë qëllim që t’ju bëjë xheloz dhe t’ju zemërojë.

Përfshirja e një të huaji në jetën tuaj seksuale shpesh çon në komplikime të shëmtuara.

Kjo mund të thyejë marrëdhënien.

Nxirreni mikun tuaj nga kjo lojë.

Pastaj ndizni romancën me gruan tuaj dhe tregojini asaj se e doni shumë për ta ndarë me të tjerët.

(Kosova Sot)