Si vardisen meshkujt e turpshëm?

  • 07 November 2017 - 09:16
Si vardisen meshkujt e turpshëm?

Meshkujt të flasin shumë nuk e kanë problem për t'iu vardisur dikujt, e kur e bëjnë këtë, natyrisht se jeni të vetëdijshme se çfarë po ndodh. Ata të turpshmit janë më misterioz, e nuk janë të rralla rastet se nuk jeni të sigurta nëse i pëlqeni apo jo. Nëse një mashkull i tillë flirton me juve, këto janë shenjat. JU DËGJON Do të marrë pjesë në bisedën që ju merrni pjesë, por në mënyrë krejt pasive. Nëse e shihni se me kujdes dëgjon atë që thoni ju apo se bën me kokë dhe pajtohet me atë që ju e thoni, është e qartë se nuk ka guxim t'jua tregojë interesimin. Bëjani një pyetje - nëse hutohet, përfundimisht do të thotë se po mendon për juve.

PËRDOR CELULARIN

Ballë për ballë me siguri se nuk i shkon asnjë fjalë, por me telefon kjo është diçka tjetër. Nëse është shumë më i hapur përmes telefonit, enë katër sy është më i hutuar, do të thotë se ekziston diçka që po e frenon për t'ju ofruar. Mënyra më e lehtë është që të flisni për temat që i keni përmendur përmes porosive apo sa ishit në telefon.

JU PËRCJELLË NËPËR RRJETET SHOQËRORE

Edhe pse ndoshta mezi ju përshëndet kur të takoheni, mënyra e tij e komunikimit në "Facebook" apo në rrjetet e tjera shoqërore flet shumë për situatën në realitet. Nëse shpesh ju komenton nëpër statuse, ua pëlqen fotografitë apo në cilëndo mënyrë tenton ta vendosë komunikimin, do të thotë se nuk ka guxim t'ju afrohet në botën reale.

(Kosova Sot)