“Seksi i egër me striptisten në pub më ka çmendur. Po mendoj të lë të fejuarën”

  • 07 November 2017 - 13:13
“Seksi i egër me striptisten në pub më ka çmendur. Po mendoj të lë të fejuarën”

Letra e djalit:

Jam i lidhur me të dashurën time prej 2 vitesh. Gati në prag fejese. Ajo është e mrekullueshme dhe ne kemi një marrëdhënie të mahnitshme dhe një jetë fantastike seksuale. Ne bëmë seks natën e parë që u takuam dhe nuk kemi ndaluar që nga ajo kohë.

Ajo është 25 vjeçe dhe unë jam 28 vjeç.

Një shoku im po martohet dhe bëmë një udhëtim veç djem një fundjavë në Londër.

Ishim tetë djem dhe shëtitem lokalet e natës me rradhë. Madje edhe në klube striptizmi shkuam.Miqtë e mi po shijonin atmosferen, kur një vajzë u ngjit pas meje dhe e vuri krahun në krahët e mi dhe më pyeti nëse mund t’i blija një pije.

Ajo ishte e mrekullueshme, rreth 25 vjeçe. Pimë diçka bashkë dhe ajo pyeti nëse dëshiroja marrëdhënie seksuale me të, pasi kishte një dhomë mbi klub, që mund të përdorte. Nuk ishte nevoja t’më pyeste dy herë.

Ne u ngjitëm lart dhe ajo më zhveshi e bëri gjithçka vetë. Ajo ishte shumë e egër. Më dha numrin e saj, por e humba diku më vonë atë mbrëmje.

Që kur u ktheva në shtëpi nuk munda ta heq mendjen prej saj.

E dashura më pyet çfarë ka që nuk shkon me mua dhe unë nuk di çfarë t’i them. Madje nuk isha më as i interesuar seksualisht më për të dashurën.

Në fund i thashë se do të shihja një mik të shkollës së vjetër, por u ktheva prapë në Londër dhe në atë klub striptizmi. Nuk mund ta përballoja të hyja, por prita jashtë me shpresën se mund ta shihja. Ndoshta ajo nuk po punonte atë ditë, por nuk e pashë. Pyeta për të, por nuk mësova dot gjë.

Në fund, u ktheva në shtëpi, por tani nuk mund të mos mendoj për të. A mendoni se duhet ta përfundoj me të dashurën time lidhjen dhe të provoj ta gjej përsëri këtë vajzë?

DEIDRE thotë: Jo, do të ishte e pakuptimtë. Keni nevojë të uleni me këmbë në tokë. Për të ju jeni vetëm një tjetër klient.

Edhe nëse e gjeni, ajo ndoshta as nuk të mban mend. Detyra e saj është të bëjë djemtë të ndihen mirë. Kështu që vlerësoni atë që keni në shtëpi.

 (Kosova Sot)