“I dashuri shumë xheloz, për inat tani bëj seks me vëllain e tij por nuk mbaron me kaq…”

  • 07 November 2017 - 13:55
“I dashuri shumë xheloz, për inat tani bëj seks me vëllain e tij por nuk mbaron me kaq…”

Letra e vajzës

“Kur isha 18-vjeçe u lidha me një djalë por ai ishte shumë xheloz dhe nuk më linte as të vishesha si doja e as të dilja me miqtë e mi. Një ditë vendosa t’i them se lidhja jonë përfundoi. Kur ia thash ai më përplasi në mur dhe u largua.

Më në fund kisha shpëtuar prej tij…

Kaloi pak kohë dhe unë u ritakova me vëllain e tij të vogël. Pimë kafe dhe diskutuam gjatë dhe i tregova se çfarë kishte ndodhur mes meje dhe të vëllait dhe ai më tha se kisha shumë të drejtë. Atë natë më ftoi në shtëpinë e tij, ku jetonte vetëm.

Pasi pimë disa gota përfunduam duke bërë seks të mrekullueshëm.

Tani kemi tre muaj që jemi të lidhur por ai nuk do që ta mësojë njeri pasi ka frikë se do ta mësoi vëllai i tij dhe nuk do që ai të mërzitet. Por unë nuk dua të fshihem, dua ta jetoj këtë lidhje… çfarë mund të bëj?”

Përgjigjja e psikologes

“Ti nuk ke pse fshihesh!

Diskuto me të dashurin tënd dhe nëse ai të do atëherë i takon atij që të shkojë dhe të flasë me të vëllain mbi lidhjen tuaj.

Ju keni të drejtë të jetoni lidhjen nëse e doni vërtetë njëri-tjetrin…”

 (Kosova Sot)