“I dashuri më propozoi martesë, nëna ime po bën atë që s’do t’ja fal kurrë"

  • 07 November 2017 - 15:05
“I dashuri më propozoi martesë, nëna ime po bën atë që s’do t’ja fal kurrë

Letra e vajzës:

Çdo herë që bëjmë fjalë, mami thotë se nuk do të vijë në dasmë. Jam shumë e irrituar se si ajo luan me emocionet e mia. Me të fejuarin jemi të dy 24 vjeç dhe jemi sëbashku prej 2 vitesh. Isha në qiellin e shtatë kur më propozoi gjashtë muaj më parë, por që kur kemi caktuar datën, mamaja ime ma ka bërë ferr jetën. Ajo thotë se dasma do të jetë një shaka. Nuk kam asnjë ide se pse ajo mendon kështu. I kam thënë që kurrë nuk do ta fal nëse nuk vjen në dasëm.

DEIDRE thotë: Dasmat shpesh nxjerrin më të keqen në familje. Mami është nervoze në lidhje me martesën, por arsyet kanë të ngjarë të bëjnë më shumë me atë se si ndihet për veten, se sa me ju ose të fejuarin tuaj ose dasmën vetë. Përpiquni ta përfshini më shumë në plane. Thellë ajo mund të mos ketë besim dhe vërejtjet e saj sulmuese janë një mbulesë për pasiguritë e saj. Qëndroni e qetë herën tjetër kur ajo kërcënon se nuk do të vijë. Është një kërkesë për vëmendje dhe është më mirë që të mos bini në karrem. Mos harroni se kjo është dita juaj, jo e saj.

(Kosova Sot)