Studimet tregojnë që ky test mund të bëjë çdokend të bie në dashuri me ju

  • 08 November 2017 - 10:48
Studimet tregojnë që ky test mund të bëjë çdokend të bie në dashuri me ju

Nëse deri tani keni qëndruar të fshehur nga dashuria e jetës suaj, ne tani kemi gjetur zgjidhjen perfekte për ta bërë atë t’ju dashurojë. Pra, si mund ta bëni dike të bie në dashuri me ju? Duke i bërë 36 pyetje të cilat janë provuar se nxisin intimitetin mes dy njerëzse. Harrojini bisedat në chat rreth motit ose biseda të vogla në takimin e parë. Pyetjet janë bërë për ta cuar një marrëdhënie në faza më të larta, të thella dhe kuptimplotë.

Bazuar në një eksperiment nga psikologu Arthur Aron, 52 grupe meshkujsh dhe femrash të huaj u ciftëzuan dhe kërkuan të përfundonin pyetjet. Pas pyetjeve ata janë pyetur se sa intim mendonin ata se mund të ishin me partnerin e tyre. Pas nënshkrimit të marrëveshjes së intimitetit, cifteve i është kërkuar ta shohin njeri tjetrin në sy për rreth 4 minuta pa folur. Eksperimenti tregoi se në qoftë se mund t’i përgjigjen 36 pyetjeve, atëherë mund të ndërtoni një marrëdhënie të qëndrueshme me partnerin tuaj.

Dhe vetëm 6 muaj pas studimit të Aron, një cift u martuan pasi kishin rritur atë shoqëri të ngushtë dhe dashurinë. Pra cilat janë pyetjet magjike?

Ja cilat janë ato të cilat i bënë këto cifte të dashurohen me njëri-tjetrin:

-Po të kishin mundësi të zgjidhni këdo në botë, kush do të dojë të ishte mysafiri yt në një darkë?
-A dëshiron të jesh i famshëm? Në cfarë mënyre?
-Përpara se të bësh një telefonatë, a bëni prova për atë cfarë do të thoni? Pse?
-Cfarë do të përbënte një ditë perfekte për ty?
-Kur është hera e fundit që i keni kënduar vetes? Po dikuj tjetër?
-Nëse do të mundje të jetoje deri në 90 vjec dhe të mund të mbaje trurin ose mendjen e një 30 vjecari për 60 vitet e jetës tënde, të kujt do të zgjidhje?
-A keni ndonjë ide sekrete për mënyrën se si do të vdisni?
-Cilat janë 3 gjërat që ti dhe partneri/ja juaj keni të përbashkët?
-Për cfarë ndiheni më mirënjohës në jetën tuaj?
-Në qoftë se do të mund të ndryshonit ndonjë gjë në mënyrën se si jeni rritur, cfarë do të ishte?
-Tregojeni historinë e jetës suaj për 4 minuta me sa më shum detaje të mundeni.
-Nëse do të zgjoheshit nesër në mëngjes me një cilësi apo aftësi të re, cfarë do të donit të ishte?
-Nëse një top kristali mund të ju thotë ju të vërtetën rreth vetes suaj, jetës suaj, të ardhmes apo ndonjë gjë tjetër, cfarë do të donit të dinit?
-A ka ndonjë gjë që e ëndërroni ta bëni për një kohë të gjatë? Pse nuk e keni bërë?
-Cila është arritja më e madhe në jetën tuaj?
-Cfarë vlerësoni më tepër në një shoqëri?
-Cili është kujtimi juaj më i cmuar?
-Cili është kujtimi juaj më i tmerrshëm?
-Nëse do e dinit se për një vit ju do të vdisni, do të ndryshoje gjë në mënyrën se si ju jetoni? Pse?
-Cfarë do të thotë miqësi për ju?
-Cfarë roli ka dashurija dhe cfarë efekti luan në jetën tuaj?
-Sa e afërt dhe e ngrohtë është familja jote? A e ndjeni se fëmijëria juaj ka qenë më e lumtur se e cdo fëmije tjetër?
-Si ndiheni me marrëdhënien që keni me mamanë tuaj?
-Plotëso këtë fjali” Unë do të doja të kisha dikë me të cilin mund të ndaja…”
-Nëse doni të jeni shokë të ngushtë me dikë, cfarë është e rendësishme që ai/ajo te dijë.
-Tregoni se cfarë pëlqeni me të vërtetë tek partneri juaj: jini të sinqertë duke thënë gjëra që nuk do ia thonit një personi që sapo keni takuar.
-Ndani me partnerin një moment të sikletshëm që keni kaluar në jetën tuaj.
-Kur është hera e fundit që keni qarë përpara dikuj tjetër? Po vetëm?
-Thujini partnerit dicka që pëlqeni deri tani tek ai.
-Cfarë është dicka shumë serioze për t’u tallur?
-Nëse do të vdisnit sonte në pamundësi për të komunikuar me dikë, për cfarë do të pendoheshit që nuk i keni thënë dikuj dicka? Pse nuk ia keni thënë akoma?
-Shtëpija juaj, që përmban gjithcka tuajën, merr zjarr. Pasi keni shpëtuar të dashurit tuaj dhe kafshët ju keni mundësi të shpëtoni vetëm një gjë tjetër të fundit. Cfarë do të ishte ajo? Pse?
-Nga të gjithë pjesëtarët e familjes suaj, vdekja e kujt do të ishte për ju më shqetësuese? Pse?
– Ndani një problem personal dhe kërkoni këshillën e partnerit se si ai apo ajo mund ta trajtojë atë. Gjithashtu, pyeteni partnerin të ju tregojë se si ndihen për problemin që ju keni zgjedhur.

 (Kosova Sot)