Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (4)

  • 08 November 2017 - 11:38
Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (4)

– Jo, nuk mundem. Ta kam thënë që kjo është për Metin. – Meti do të vijë. – E di, por... Ganja në gjysmë orën e ardhshme e ka bindur Gentën që në udhëtimin shpërblyes të shkojnë së bashku. Asaj personalisht nuk po i shkohej në një banjë ku del për shëtitje dhe fle në gjumë, por e dinte se diçka e tillë Gentës po i nevojitej pa masë. – Por, për çfarë të nevojitem unë ty Gane? Ti je një femër e re, unë tashmë jam plakur. Nuk jam ndonjë shoqëri. – Për mua je një shoqëri shumë e mirë. A mos po harron se je vetëm shtatë vite më e vjetër se unë. – Shtatë? Vetëm shtatë? Ato i kishin llogaritur dhe kishte dalë që Ganja kishte të drejtë. Ky fakt e kishte habitur Gentën. – Shtatë vite dallim, e shikoje se si dukesh. Njeriu të mos t’i japë as tridhjetë e pesë. – Po e tepron... Ganës po i pëlqente të dëgjonte komplimente rreth dukjes së saj. Pa marrë parasysh se këto vitet e fundit nuk kishte tentuar që të dukej e re dhe se gjithnjë e më rrallë nga shtëpia po dilte pa grim, mënyra e saj e veshjes dhe flokët e gjata ezmere e kishin zbuluar se ajo kujdeset mirë për veten e saj dhe se dëshiron t’ju pëlqejë të tjerëve. Sytë e mëdhenj dhe buzët e fryra në kombinim me hundën e saj të vogël me të vërtetë po ia zvogëlonin vitet. Zakonisht vishte bluza dhe fustane deri në gjunjë, gjithmonë vendoste bizhuteri dhe vishte taka të larta. – Pra, a po shkojmë? – Nuk e di... Me të vërtetë nuk do të dëshiroja të shkoja shkaku i birit tim... – Genta, shtatë ditë nuk është shumë. Ai është i rritur dhe ti je aq e vetëdijshme sa të kuptosh se asgjë nuk ndryshon, pa marrë parasysh se ku gjendesh. Bëj diçka për veten tënde. Me sa duket nuk e ke nxjerrë këtë udhëtim krejt rastë- sisht? Në fund Genta e pranoi, me gjithë se me plot mundime. Derisa ajo me ngut po kthehej në shtëpi, Ganja kishte menduar rreth asaj se si kishte bërë diçka të mirë për shoqen e saj Gentën, megjithëse kishte bërë dëm në kurrizin e saj. Blerimi po i bashkonte butonat e këmishës dhe po e vështronte trupin lakuriq të Ganes, i cili trup ngadalë po afrohej tek ai. – A e di se ke trup fantastik, sikurse një vajzë e ëmbël. – Unë edhe jam vajzë. – Kam menduar ne ndonjë vajzë të re. – Unë jam vajzë e re. Dyzet e një vite nuk janë gjë, sidomos kur jam e lirë si zog. Blerimi nuk e kishte vërejtur ironinë në zërin e saj. Buzëqeshi. – Si je e lirë si zog kur më ke mua? – Të kam? Me të vërtetë? Kësaj radhe e kishte vërejtur zërin e saj me ironi sepse kishte aluduar në gjendjen e tij të martuar. Mori frymë thellë dhe u ul në një qoshe të shtratit, duke ia prekur gjoksin me majat e gishtërinjve dhe duke formuar rrathë në thimthat e saj.

(Kosova Sot)