< Si mora sëmundje seksualisht të transmetueshme nga vajza që njoha në internet, a duhet t’ja them asaj? - Dashuri - Kosova Sot
Si mora sėmundje seksualisht tė transmetueshme nga vajza qė njoha nė internet, a duhet t’ja them asaj?

Si mora sėmundje seksualisht tė transmetueshme nga vajza qė njoha nė internet, a duhet t’ja them asaj?

U gëzova shumë që takova vajzën me të cilën kisha biseduar në internet për 3 vite. Por tani e kam kuptuar se kam marrë klamidia prej saj.

Unë jam 28 vjeç. Ajo është 25-vjeçare dhe jeton në Kroaci.

Këtë verë mendova se ishte koha të takoheshim. Rezervova një udhëtim në qytetin e saj dhe gjithçka shkoi me të vërtetë mirë, aq mirë sa bëmë disa herë seks të pambrojtur. Ajo merrte pilulat kontraceptive.

Kur u ktheva në shtëpi për siguri bëra një kontroll. Nuk kisha kryer marrëdhënie seksuale me askënd tjetër për vite me rradhë, kështu që nuk ka dyshim se e kam marrë prej saj.

Nuk di a duhet t’i tregoj për këtë, por unë nuk dua ta mërzis ose ta bëj që të mos më flasë më.

DEIDRE thotë: Bëni atë që duhet të bëni. Tregojini se jeni infektuar me klamidia prej saj, kështu që ajo të mund të bëjë diçka për këtë.

Infeksioni mund të çojë në shterpësi nëse nuk trajtohet.

Shpjegoni se nuk e fajësoni për këtë, pasi ajo mund të mos ketë ketë simptoma.
Mos bëni seks të pambrojtur me dikë që sapo keni takuar. Rreziqet janë shumë të mëdha.

 (Kosova Sot)

21 orë e 0 minuta më parë