“Nuk më prezanton me nënën e tij dhe e as miqtë”, ja përgjigjia e psikologes

  • 08 November 2017 - 21:01
“Nuk më prezanton me nënën e tij dhe e as miqtë”, ja përgjigjia e psikologes

Kurrë nuk e kam takuar nënën e të dashurit tim dhe kjo më bën të ndihem shumë e përjashtuar nga jeta e tij, sikur atij i vjen turp për mua.

Jemi së bashku prej tre vitesh. Ai është 23 vjeç dhe unë jam 22 vjeçe.

E di se mamaja e tij është shumë e rëndësishme për të, por mua m’ka mbajtur larg saj gjatë gjithë kësaj kohe. Nuk më lejon të takohem as me miqtë e tij.

Ai thotë se dëshiron që ne të kemi një jetë së bashku, por ai nuk më përfshin në asnjë prej vendimeve të tij të mëdha. Mundohem të mos ankohem, por kjo ndikon në besimin tim.

E dua atë, por ndihem se nuk mund të më dojë nëse dëshiron të më mbajë aq të shkëputur nga jeta e tij.

DEIDRE thotë: Duket sikur frika juaj më e thellë, se ai të fsheh diçka, apo e kam gabim?

Ose ai ka një tjetër të dashur ose ai e di se familja dhe miqtë e tij nuk do të pranonin ty.

Ndoshta prindërit e tij kanë ide të tjera për të ardhmen e tij.

Kjo ju lë pothuajse me sigurinë se një ditë do të refuzoheni prej tij.

Mos lejoni që ajo dite të vijë.

Tregojini atij se nëse nuk ju përfshin në jetën e tij, ju do të largoheni.

(Kosova Sot)