Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (5)

  • 09 November 2017 - 13:33
Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (5)

 Gane, e di se martesa ime prishë këtë që e kemi. Por, kjo thjesht është kështu dhe ti e ke ditur këtë që nga fillimi. Nuk do të doja që, një ditë, të thuash sesi më braktisë për shkak se jam i martuar. Kjo do të ishte një arsye e marrë, meqë më parë një gjë e tillë nuk të ka penguar. – Nuk do të të lë për një gjë të tillë. Kur të vendosi ta bëj një veprim të tillë, do ta kem një arsye më të mençur. – Atëherë kujt i shërben ajo ironia e mëparshme? Dukej sikur më akuzoje. – Më pengon kur më thua gjëra të tilla, sikur gjoja unë të kam ty, kur e di se kjo nuk është e vërtetë. – Ti bëre shaka e edhe unë me shaka ta ktheva. – Blerim, evitoji shakatë e tilla. Unë kurrë nuk qeshi me ato shaka. Ato ma lëndojnë zemrën. – Tani e kuptova. Më fal. Ganja priste që, të paktën në atë rast, ai do të thoshte diçka që do t’ia dëshmonte se ai, sadopak, donte të ishte më shumë me të, apo që, të paktën, e krahason me ndonjë femër tjetër, por kjo nuk ndodhi. Martesa e tij ishte një fakt të cilin asgjë nuk mundte ta ndryshonte. – Nëse je e lirë, nesër mund të dalim për drekë. – Nesër është e shtunë. A nuk rri në shtëpi të shtunën pasdite? – Kam caktuar takim me disa njerëz, kështu që nesër, të shtunën, do të punoj. Do të doja të të takoja pas kësaj. – Nuk është e mundur. Do të udhëtoj. – Do të udhëtosh? Ku do të shkosh? – Në vendlindje. – Si doli kjo, kaq papritmas? – Nuk është papritmas. Ka gati një muaj që e planifikoj një gjë të tillë. Blerimi u ngrit papritmas. Fakti që Ganja nuk ia thoshte të gjitha dhe që disa informata i merrte në moment të fundit, ia preku sedrën. – Do të mund të më tregoje më herët. – Pse? A do të ndryshonte kjo diçka? – Do të ishte mirë sikur ta dija se çka ndodhë në jetën tënde derisa nuk jam me ty. – E, çfarë lidhjeje ka kjo, Blerim? Kjo nuk do ta ndryshonte lidhjen tonë, as për të mirë, e as për të keq. Është mirë kur jemi bashkë, por kur jemi vetëm, a thua ka rëndësi se çfarë jete bëjmë? – Me kë do të udhëtosh? – Mos ki merak. Nuk është asnjë mashkull, mos u bëj merak. – Unë nuk jam xheloz. Ganja mendoi sesi, në momente të caktuara, të gjithë meshkujt janë njësoj. E mohojnë xhelozinë e tyre, vetëm që gruas të mos ia japin të drejtën që të jenë xheloze. Në ato momente Blerimi dukej sikur një axhami, i cili dëshironte të bëhej burrë në një moment të gabuar, me një vajzë të gabuar. – Atëherë me të vërtetë nuk ka rëndësi se me kë shkoj, apo jo? – Sa do të rrish? – Një javë. – Në rregull. A po më përcjell? U ngrit ngadalë, duke e lejuar të dashurin që ta shikonte edhe disa momente në pasqyrë trupin e saj të lakuriqësuar. 

(Kosova Sot)