Ngjarje e vërtetë: Dua të më duash (3)

  • 09 November 2017 - 13:35
Ngjarje e vërtetë: Dua të më duash (3)

Nuk e kisha ndërmend ta lejoj një gjë të tillë. Jo pasi që e ka zbuluar se edhe unë ekzistoj. Jo pas asaj që unë e kam kuptuar se ajo ishte ashtu siç e kisha paramenduar unë. Edhe më e mirë. Unë nuk e kisha të qartë se si kishte mundur të qëndronte me mua disa orë e që nuk e kishte thirrur askënd në telefon dhe t'i thotë se do të vonohet. Një shpresë e vogël po më shfaqet: ndoshta prapëseprapë është e lirë. Ishte vetjake nga ana ime që e dëshiroja një gjë të tillë, por edhe do të ishte e tepërt nëse do të mendoja edhe për dikë tjetër, e nuk do të mendoja vetëm për të dhe vetëm për mua. Me sa duket, shpresa ime ishte realizuar: ajo ishte e shkurorëzuar. Një gjë të tillë e kam kuptuar krejt rastësisht. Thonë, krejt kjo ndodhi papritur. Ai kishte shkuar, e përgjegjësinë rreth fëmijëve tashmë e kishin ndarë, do të kujdeseshin që të dy për fëmijët. Kam mundur të hamendësoj, se atë ditë kur ishim së bashku, fëmijët ishin te babai i tyre. Mu edhe për këtë arsye askujt nuk po i lajmërohej në telefon. Ajo nuk e di nëse e vërente se ishte e pikëlluar dhe e shkurorëzuar. A i kam shërbyer unë asaj si zëvendësim për brengat e saj? Nuk e di dhe as që e kam ndërmend të merrem me atë pyetje. Secili ka fatin dhe ardhmërinë e vet. Ardhmëria dhe fati im është ajo. A jam unë i saj dhe ajo imja? Kam vendosur. Pas disa ditëve, vendosa t'ia bëj një 'kurth', pikërisht te ndërtesa ku ajo banonte. Ia kam dërguar llogarinë në të njëjtën ditë kur unë po hamendësoja dhe po shpresoja se fëmijët e saj nuk do të ishin aty, se do të ishin te i ati i tyre. Ajo ishte befasuar pa masë kur më kishte takuar. E ftova për kafe, dhe, ajo pa hezituar pranoi. Përsëri askënd nuk po e thërriste në telefon. Kjo do të thotë se sa u përket fëmijëve, ia kisha qëlluar, kisha shkuar në kohën dhe në momentin e duhur. Javën tjetër pothuajse ajo edhe kishte pritur të më takonte para ndërtesës ku banonte. Kemi kaluar një ditë të bukur. Dhe kështu kishte ndodhur disa ditë e javë rresht. Unë po jetoja për këto takime dhe për këto daljet tona. Më pas, thjesht ndodhi. Kemi kaluar gjithë natën së bashku. E më pas edhe shumë net të tjera. Edhe pse kam menduar se kjo është e pamundur, kjo ndodhi. E kuptova se më nuk jam i dashuruar, por se po çmendem për të. Në fakt, unë isha çmendur nga dashuria për të. Dëshiroja një jetë me të, një shtëpi. Netët që kaloja me të nuk po më mjaftonin. Dëshiroja më shumë dhe më në fund e hapa zemrën. Ajo po provonte të ma thoshte se kështu është më mirë, pa obligime...Kam refuzuar tentimin e saj që përmes dashurisë ta ndalojë bisedën. E kapa për dorë dhe e ndalova. - Jo - unë isha shumë i vendosur - në këtë nuk mund të pranoj. Unë nuk dëshiroj vetëm seks. Të dua të tërën. Dua jetë. Nuk tha asgjë. Veshi rrobat e saj. - Atë që ti dëshiron nuk mund të ta ofroj. Nuk mund të të ofroj familje, fëmijë... U nis në drejtim të derës dhe kapi derën, e unë ashtu i pikëlluar po e shikoja: kërceva nga shtrati dhe me dy hapa e zaptova derën. Po qëndroja ashtu prapa saj, me të, po i merrja aromë flokëve të saj dhe... nuk e dija se çfarë duhet të bëja. - Ndryshoje mendjen, të lutem - po e përgjëroja - Nuk mundem. E di se nuk mundem. Shko rrugës tënde dhe atë që po e dëshiron kërkoje diku tjetër. - Nuk dua diçka tjetër! Të dëshiroj ty. Ne. Tash e kisha shumë më të thjeshtë t'ia them atë të kam në zemrën time. Çfarë njeriu jam unë? Nga gjithë ato vajza të cilat nga meshkujt kërkojnë diçka më shumë se vetëm seks, dëshirojnë dashuri, ndoshta edhe martesë, unë e dashuroj atë që nuk dëshiron asgjë. Përsëri ajo shkoi, nuk mund ta ndaloja. Kaloi një muaj, kaluan dy muaj. Po shmangia rrugën ku mund ta takoja atë. Isha shumë i pikëlluar dhe tepër i mërzitur. Në netët e gjata, plot vetmi, shpeshherë dëshiroja ta thërras. E merrja telefonin në dorë, e shtypja numrin e saj dhe pak para se të futej në lidhje, unë ndaloja. Po vuaja. Sa e sa herë, kam pyetur veten time nëse me të vërtetë kam gabuar. Apo ndoshta e kam zëvendësuar me vajzat e tjera, të cilat kërkojnë më shumë e ajo ishte më ndryshe. Përsëri kërkova banesë të re dhe e gjeta. Në mënyrë të zakonshme po bëja punën time, duke mos shikuar as rrugën se kush po kalon e kush nuk po kalon. Për fat, isha i shkathët dhe fillova t'i kapërcej gjërat. - Mirëdita, zonjë. Urdhëroni, si mund t'ju ndihmoj, çfarë dëshironi? - po fliste një kolegu im. - Asgjë faleminderit - po dëgjoja një zë të njohur, një zë tepër të dashur për mua. - Dua të bisedoj me kolegun tuaj. Unë u shtanga. U ktheva. Ajo ishte aty, po më shikonte dhe po buzëqeshte ashtu me nervozizëm. - Natyrisht nëse ai dëshiron të flasë me mua. Largova mantelin tim, e hodha diku, më duket se në kokën e kolegut tim, kalova mbi frigorifer, e kapa dhe dëshiroja ta puth. - Kam ndryshuar mendje, a është vonë? - më pyeste pa ndërprerë. - Nuk është vonë! Nuk është! - ia dola t'i them këto fjalë derisa po putheshim. Kolegët e mi po duartrokisnin, po fishkëllenin, e ne në mes të mishtores po putheshim dhe po betoheshim në besueshmëri. Kjo ishte një dashuri e pastër. E nëse edhe kjo nuk është romantikë dhe dashuri, atëherë nuk e di çfarë mund të jetë. FUND

NGA NESËR MUND TA LEXONI TREGIMIN TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË "PËR TY"