TEST/ Si është marrëdhënia juaj?

  • 10 November 2017 - 16:06
TEST/ Si është marrëdhënia juaj?

Lidhja e dashurisë nuk shkon gjithmonë vaj. Në fakt, grindjet janë kripa e një marrëdhënieje të shëndetshme dhe afatgjatë. E megjithatë, ekzistojnë disa përbërës thelbësorë në marrëdhënie tregojnë nëse lidhja juaj do të zgjasë gjithë jetën. Po ju në çiftin tuaj i keni këta përbërës? Zbulojeni duke iu përgjigjur pyetjeve të testit tonë…

1. Mund të jem vetvetja dhe partneri im do të më dojë njësoj…

a. Pothuajse gjithë kohën.

b. Them dhe bëj ekzaktësisht atë që mendoj, edhe pse mund ta lëndoj partnerin. Besoj që ndershmëria është gjëja më e rëndësishme në çift.

c. Jo. Nuk do të mundja asnjëherë t’i tregoja partnerit disa anë të karakterit tim.

 

2. Besoj se pjesa më e rëndësishme për të mbajtur një marrëdhënie është:

a. Seksi.

b. Dashuria romantike.

c. Miqësia.

 

3. Zakonisht ne…

a. Zgjedhim me radhë një film apo një restorant.

b. Bëjmë gjëra që i sugjeroj unë.

c. Bëjmë gjëra që i propozon partneri im.

 

4. Partneri im është:

a. Ndihmë kur jam e shqetësuar, sepse ai është edhe miku im më i mirë.

b. Njeriu që lumturohet kur unë marr një vlerësim në punë.

c. Njeriu që më mbështet në çdo rast. Nëse jam e lumtur, ai është i emocionuar për mua; nëse jam e trishtuar, mundohet të më ngrejë moralin.

 

5. Që kur ka filluar lidhja juaj…

a. Kam krijuar ekuilibrin e duhur mes kohës së kaluar me partnerin dhe asaj që i kushtoj mikeshave dhe interesave të mia.

b. Kam mbajtur miqtë e vjetër dhe kam ruajtur dhe zhvilluar interesat e mia.

c. Nuk i kam parë më miqtë e vjetër, sepse partnerit tim nuk i pëlqen kjo gjë. Tani takohem kryesisht me miqtë e tij.

 

6. Të komunikosh do të thotë:

a. Të kuptohesh me sy pa qenë e nevojshme për të folur.

b. Diçka për të cilën duhet të punosh fort bashkë me partnerin.

c. Diçka që duhet bërë vetëm kur është e nevojshme.

 

7. Në marrëdhënien tuaj:

a. I dimë detyrimet që na përkasin të dyve.

b. Nuk kemi ndarë absolutisht detyrat dhe rolet. Bëjmë atë që është e mundur.

c. Partneri im bën më shumë gjëra se sa unë

 

8. Ritualet e vogla si, të pini kafen së bashku apo të putheni kur takoheni apo ndaheni…

a. Janë pjesë përbërëse e marrëdhënies sonë.

b. Janë gjëra që i bëjmë herë pas here.

c. Janë gjëra jo shumë të rëndësishme për ne.

 

9. Ndihem mirë me veten edhe pa lidhjen time…

a. Ndonjëherë po, ndonjëherë jo.

b. Pjesën më të madhe të kohës.

c. Gjatë gjithë kohës.

 

10. E pranoj partnerin ashtu siç është, me të gjitha difektet e tij…

a. Ndonjëherë do të preferoja që të mos i kishte ato difekte.

b. Partneri im nuk ka fare difekte. Është perfekt kështu siç është.

c. Ka plot difekte. Ndonjëherë do të doja që të ndryshonte për mua, ndoshta me  kalimin e kohës…

Image

 

(Kosova Sot)