Roman Dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (Pjesa 7)

  • 11 November 2017 - 13:55
Roman Dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (Pjesa 7)

 Genta, si është Meti? - Mirë është, në shtëpi po e shikon TVnë. Ganja mori frymë lirshëm. - Uh, më frikësove. Kur ta dëgjova zërin, mu prenë këmbët.

- Më fal e dashur që të thërras tani, por kemi një problem.

- Çfarë problemi? - Më duket se nesër nuk do të mund të nisem për rrugë.

- Pse? - Pak më parë më njoftuan se një kushëri kishte pësuar infarkt të trurit. Qenka në spital, por nuk besojnë se do ta presë agimin. Ky është infarkti i tij i dytë dhe është shumë keq. Nëse udhë- toj nesër, me gjasë do të më duhej që të kthehesha menjëherë. - Uh, sa më vjen keq! Dëshiroja që të shkoje pak atje dhe të pushoje.

- Edhe mua më vjen keq, por ç'të bëj. Tani më vjen keq që ty t'i prisha të gjitha planet, ti more disa ditë pushim... Shpresoj se, të paktën, do të shkosh atje...

- Nuk besoj, nuk më shkohet vetëm. Do të rri këtu. - Por, është mëkat të të shkojnë kot ditët e lira. Pse nuk shkon? Do ta njoftosh dikë atje, me siguri.

- Nuk ka rëndësi. Do të rri në shtëpi shtatë ditë dhe do të pushoj si insan. - Me të vërtetë më vjen keq, Gane. Edhe unë mezi prisja që të udhëtonim. - Nuk ka problem. Fundja, nuk është faji yt. Hajde, shko të flish, dëgjohemi më pas. Dhe, mos u bëj merak për mua. - Mirë, gjumë të ëmbël, atëherë dhe, më fal edhe një herë! - Mirë, mirë! Natën e mirë!

- Natën e mirë! Pasi që e lëshoi dëgjuesen, Ganja përjetoi një ndjenjë të keqardhjes. Edhe pse udhëtimi për në banjë nuk kishte qenë përzgjedhje e saj, por më shumë një dëshirë që ta nxirrte Gentën nga mjerimi, tani i dukej sikur i vinte keq që nuk do të shkonin. U kthye në shtrat dhe e mori orën, për ta ndryshuar zilen e mëngjesit. Para vetes i kishte shtatë ditë të mërzisë, të qëndrimit në shtëpi, të vetmisë dhe dembelizmit. E Blerimi nuk do t'i telefononte, kështu që nuk do ta shihte as atë. Me të vërtetë ndihej e dëshpëruar. Atëherë mendoi megjithatë, pse të mos shkonte vetëm? Ishte njësoj për të a do të qëndronte e vetme midis katër mureve të saj, apo do të qëndronte në ndonjë hotel atje dhe, herë pas here do të shëtiste nëpër banjë, sikur ato zonjat që vinin për rehabilitim. Çfarëdo ndryshimi ishte i mirëseardhur për të. E la orën me zile afër kokës, u mbulua dhe e fiku llambën. KAPITULLI I GJASHTË Koha i shkonte për shtati. Edhe pse vjeshta ngadalë i afrohej fundit, ai mëngjes ishte me diell dhe nuk kishte erë të ftohtë. Pas dushit, kafjallit dhe kafesë, e priti taksinë dhe arriti gjysmë ore para nisjes së autobusit. Udhëtarët e tjerë kryesisht ishin më të moshuar sesa ajo, por ishin edhe pak të rinj e të reja, të cilët e ulnin mesataren e moshës së udhëtarëve në autobus. (vijon)

(Kosova Sot)