Meshkujt i kanë lënë sytë: Këto femra i pëlqejnë tani

  • 21 November 2017 - 09:06
Meshkujt i kanë lënë sytë: Këto femra i pëlqejnë tani

Meshkujt e sotëm më shumë e vlerësojnë mendjen e femrës, në vend të dukjes apo shkathtësisë në gatim, ka treguar studimi i fundit. Mirëpo, nga ana tjetër, meshkujt do të duhej më shumë të merreshin me dukjen e vet, sepse femrat moderne më shumë i pushton dukja fizike, derisa më pak shikojnë në portofolat e tyre, transmeton gazeta Kosova Sot. Kjo do të thotë se prioritetet tradicionale në kërkim të partnerit kanë ndryshuar, thonë hulumtuesit. Derisa gjinia e fortë ka mësuar t'i vlerësojë femrat jo vetëm shkaku i dukjes, por edhe i kualiteteve të tjera, pjesëtaret e gjinisë së bukur gjithnjë e më shumë janë të zonjat të vetat për nga financat, që do të thotë se dukja e mashkullit është gjithnjë e më me rëndësi. Në vendet si në Britani e Skandinavi meshkuj favorizojnë femrat inteligjente, në vend të formave të saj apo shkathtësisë në kuzhinë.

(Kosova Sot)