Ja pas sa viteve martesë burri juaj nis të tradhtojë

  • 22 November 2017 - 16:26
Ja pas sa viteve martesë burri juaj nis të tradhtojë

Tradhtia nuk është kurrë në “planin e parë të lojës”.

Tradhtia është një temë shqetësuese, por emocioni nuk duhet të tronditë aftësinë e dikujt për ta parë atë me një sy kritik dhe analizues. Kjo nis duke parë për 12 shenja të para të tradhtisë.

Studiuesit e kanë marrë përsipër të analizojnë këtë temë.

Një studim i Universitetit të Kalifornisë – Irvine konfirmoi përqindjen e amerikanëve që kanë tradhtuar të tjerët, në 11 përqind. Kjo është një pjesë e konsiderueshme e popullsisë dhe një grup po punon mbi të dhënat. Një tjetër studim i fundit mbi zakonet e tradhtisë doli në një përfundim se ka një afat kohor në të cilin partnerët janë jobesnikë.

Një artikull i botuar kohët e fundit në revistën The Journal of Sex Research, shqyrtoi këtë shkelje martese, duke u përqendruar në mënyrë specifike tek shanset e tradhtisë në faza të ndryshme të një marrëdhënieje.

Për studimin, 423 pjesëmarrës plotësuan një pyetësor që përfshinte 29 arsye për t’i rezistuar tradhtisë, në bazë të rëndësisë.

Të dhënat u përqëndruan në kohëzgjatjen e martesës dhe zbuluan se burrat dhe gratë ndryshojnë kur bëhet fjalë për një prirje drejt tradhtisë me kalimin e viteve. Gratë kanë më shumë gjasa të tradhtojnë bashkëshortin e tyre në periudhën nga 6 deri në 10 vite të martesës së tyre, ndërsa burrat kanë më shumë gjasa të tradhtojnë pas vitit të 11 të martesës së tyre.

(Ka edhe një ditë të javës, kur dikush ka më shumë gjasa të tradhtojëë.)

Faktorët që luajnë rolin më të madh në tradhti ishin gjinia, fetarizmi dhe koë zgjatja e martesës.

Studimi zbuloi dhe personi që ka më pak mundësi të tradhtojë. Tipologjia e tij është: Një femër besimtare që nuk ka qenë e martuar në atë kohë.

Këto rezultate janë të bazuara në përgjigjet e pyetësorit dhe jo në skenarë realë, ato duhet të merren gjithsesi me rezerva. Por kjo nuk do të thotë se marrëdhënia juaj është e imunizuar nga tradhtia.

(Kosova Sot)