Rrëfimi +18: E dashura e vëllait u dashurua në mua, pasi bëra seks me të

  • 22 November 2017 - 21:18
Rrëfimi +18: E dashura e vëllait u dashurua në mua, pasi bëra seks me të

Ju lutem më tregoni a është kjo normale pasi unë kam një sekret të madh por ende nuk jam i sigurte nëse duhet ta them apo jo. Vëllai im ndan banesën e tij me të dashurën e vet, dhe unë një ditë i shkrova mesazh se doja ta takoja dhe ai më tha që të shkoja e ta prisja në banesën e tij, pasi ishte ende në punë, dhe unë kisha planifikuar që të shkonim më pas në një pijetore dhe të shikonim futbollin së bashku.

Unë bëra ashtu siç më tha ai, shkova ta prisja në banesë por ai u vonua. E dashura e tij filloi të bisedonte me mua, dhe më pas vëllai më telefoni dhe më tha se nuk do të vinte. Unë u bëra gati që të ngritesha dhe të shkoja të shikoja lojën vetëm por e dashura e vëllait tim papritmas shpërtheu në lot. Unë mbeta i hutuar se nuk dija se çfarë po ndodhte. Ajo ishte 21 vjeçare dhe dukej një vajze shumë e bukur dhe e ndërtuar mirë.

Kur e pyeta se përse qan, ajo filloi të më tregojë se gjërat kishin shkuar keq në mes të saj dhe vëllait tim, saqë ajo si ngushëllim më gjeti mua. U afrua pranë meje dhe më puthi.

Unë u tërhoqa mbrapa sepse nuk doja që kjo të ndodhte por nuk munda ta ndihmoja veten dot, pasi ajo u afrua aq shumë pranë meje saqë fillova ta ndjeja trupin e saj. Ajo filloi të më prekte dhe në përfunduam në shtrat duke bërë seks.

Unë ndjeva turp nga vetja, e më pas edhe ajo më tha se kishte qenë një gabim. Mendova se ai moment do të ishte edhe fundi i kësaj loje, por vëllai im, sërish më thirri një ditë që të shkonim dhe të luanim playstation. Si zakonisht vëllai im u vonua. Unë dhe e dashura e tij, filluam të flisni për mënyrën se si ajo që kishim pasur ditë më parë kishte qenë një gabim, por ne duke folur përfunduam sërish në seks.

E urreja këtë ndjenjë, sepse nuk doja ta mashtroja vëllain tim, por marrëdhënia seksuale me të më bën të ndihem shumë mirë. Ajo tani më thotë se është dashuruar në mua, dhe se nuk e do më vëllain tim, por unë nuk di se çfarë të bëj tani? Te lutem Deidre më ndihmo.

Deidre përgjigje:

Kjo lojë e juaja do të përfundojë në fatkeqësi në qoftë se ju nuk do ta leni atë. Ta dish se herët apo vonë vëllai yt do ta marr vesh këtë gjë e ndoshta edhe mund t’ju zë në befasi, dhe nuk e besojë se do të ta falë këtë tradhti.
Mos harro se ai është duke u tradhtuar nga dy njerëz që ndoshta u beson më së shumti.

Dhe nëse ajo është duke planifikuar që ta le vëllanë tuaj, atëherë ju duhet të ndaloni këtë hallakatje menjëherë.

Nëse ajo nuk është e kënaqur me të, mendojë se ajo ka nevojë për të ti treguar atij se marrëdhënia e tyre nuk është duke ecur mirë tutje. Lejoje atë të jetojë jetën e një gruaje të vetme për një kohë dhe pastaj, mund të mendoni në lidhje me rifillimin e marrëdhënien tuaj, pasi do të qetësohen gjërat. Në ndërkohë ti duhet të dalësh me njerëz të rijnë dhe ti jepni vetes mundësinë për të takuar një femër të re në jetën tënde.

(Kosova Sot)