“Bëra seks të çmendur me shoqen e të dashurës pasi e gjeta të zhveshur në dush, por…”

  • 22 November 2017 - 22:19
“Bëra seks të çmendur me shoqen e të dashurës pasi e gjeta të zhveshur në dush, por…”

Një djalë 24 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks me shoqen e ngushtë të dashurës së tij.

Djali thotë se e kishte gjetur vajzën duke bërë dush derisa ky po futej në banjo e më pas kur e dashura e tij nuk ishte aty, ajo kishte ardhur me pretekstin që ka harruar orën, por ishte zhveshur dhe kishin bërë seks.

Ky është rrëfimi i plotë i djalit që është në lidhje prej 3 vitesh dhe jeton me të dashurën:

Unë bëj seks me shoqen e ngushtë të dashurës sime. Në fillim ishte shumë mirë por më pas fillova të ndihem fajtor.

Jam në lidhje me të dashurën prej 3 vitesh. Të dy jemi 24 vjet dhe jetojmë në një banesë të vogël.

Vetëm një gjë më bezdiste shumë, që shoqja e saj vinte shumë shpesh tek ne. Ajo vinte tre herë në javë dhe qëndronte mjaft gjatë.

Unë kam qenë i ngathët në lidhje me të dhe u ndjeva i hutuar me të vërtetë kur fillova të fantazoj  këtë vajzë.

Një ditë e dashura ime kishte shkuar në punë dhe unë mendova që ka shkuar edhe shoqja e saj, e cila kishte qëndruar atë natë tek ne.

Unë shkova për të bërë dush dhe aty e gjeta shoqen e të dashurës duke bërë dush me derën e hapur.

Ajo më pa mua dhe më tha: “Mund të më shikosh nëse do”.

Unë vetëm e ktheva kurrizin dhe ika. Isha i zemëruar por ajo më mbeti në mendje. Unë mendoja për të madje edhe kur bëja seks me të dashurën.

Më pas e dashura ime shkoi për fundjavë diku. Të premten mbrëma vonë trokiti dikush në derë dhe kur e hapa e pashë shoqen e të dashurës e cila më tha se e kisha harruar orën. E lashë të hynte brenda dhe u ngjit shkallëve e më pas u kthye pothuajse e zhveshur, vetëm në të brendshme.

Ajo mi hoqi pantallonat dhe bëri një akt seksual. U ndjeva shumë keq që nuk munda t’i rezistoja. E putha atë dhe më pas e dërgova në shtratin tim. Seksi ishte i mahnitshëm por sapo përfundova e kuptova se në çfarë loje jam futur.

Pasi po binte shi dhe ishte shumë vonë, kështu që unë thash që ajo mund të qëndronte në dhomën rezervë.

Në mëngjes i thashë që e gjitha ishte një gabim. Ajo filloi të qante dhe e fajësonte veten për atë që kishte ndodhur dhe mu betua se kurrë nuk do t’i tregonte të dashurës sime.

Tani ajo nuk vjen shumë shpesh por sa herë e shoh atë e fantazoj. Nuk mund të ndaloj së fajësuari veten.  Dua t’i tregoj të dashurës sime por e di që ajo do të më lërë. Ajo është e dashur dhe shumë e mirë dhe unë nuk dua ta shkatërroj të vetmen gjë të mirë që e kam.

Përgjigja e psikologes:

Ti tregosh asaj nuk do të të ndihmojë dhe nuk do të heqësh fajin, por do të ndahesh prej saj. Gjëja më e mirë është që të sigurohesh që të mos ndodh kurrë më me asnjë vajzë tjetër.

(Kosova Sot)