Këta meshkuj u ofrojnë femrave orgazma më të zjarrta?

  • 03 December 2017 - 23:53
Këta meshkuj u ofrojnë femrave orgazma më të zjarrta?

Orgazma femërore gjithmonë ka qenë temë e komplikuar dhe shumica e meshkujve ende nuk kanë mundësi që ta kuptojnë në tërësi.

Në revistën Socioaffective Neuroscience & Psychologu shkencëtarët kohë më parë kanë publikuar se si meshkujt spiritualë, kreativë dhe emocionalisht të ngrohtë janë më të suksesshëm për t’ia ofruar partneres orgazmën.

Hulumtimi është bërë me 103 femra beqare midis moshës 20 dhe 69 vjeçe të cilat kanë plotësuar anketën mbi të kaluarën e tyre seksuale.

Qëllimi i hulumtimit ka qenë që të zbulohet cilët meshkuj u ofrojnë femrave më shumë kënaqësi.

“Partnerët të cilët femrave u kanë ofruar orgazma të fuqishme janë vlerësuar si spiritualë, kreativë, të ngrohtë, besnikë dhe me aromë më të mirë se partnerët të cilët u kanë ofruar orgazma të dobëta, mirëpo gjithashtu kanë bërë përpjekje më të mëdha në shkaktimin e orgazmës”, thuhet në publikim.

Ekipi ka theksuar që ekzistojnë disa kufizime në hulumtimin e tyre, duke përfshirë edhe vështirësitë në analizimin se cilat karakteristika i kontribuojnë më shumë orgazmës femërore.

Megjithatë, porosia është që kuptimi për humor dhe karakteri i ngrohtë me siguri nuk mund të bëjnë keq as në krevat.

(Kosova Sot)