Ja pse burrat nuk mund të thonë “të dua” me lehtësi - Dashuri - Kosova Sot
Ja pse burrat nuk mund të thonë “të dua” me lehtësi

Ja pse burrat nuk mund të thonë “të dua” me lehtësi

Burrat dhe gratë i përjetojnë ndjenjat në mënyra krejtësisht të ndryshme, aq sa përfaqësuesit e seksit mashkull e kanë shumë të vështirë të shqiptojnë fjalën e thjeshtë “të dua”. Arsyeja pse nuk mund të thonë është shumë e thjeshtë: le ta zbulojmë së bashku.

Burrat dhe gratë u përkasin dy botëve të kundërta dhe gjithashtu edhe dashurinë e përballojnë në mënyra krejt të ndryshme.

Nëse, nga njëra anë, gjinia femërore jeton gjithçka në mënyrë sentimentale, duke e lënë veten të mbingarkohet nga emocionet, meshkujt arrijnë të qëndrojnë me këmbë në tokë, duke shmangur gjërat që mund t’i bëjnë ato të veprojnë në mënyrë irracionale.

Gjëja që sigurisht shumë njerëz kanë vënë re është se burrat shpesh nuk mund të thonë “të dua” me lehtësi. Në shumicën e rasteve ata përdorin “metoda alternative” për të treguar ndjenjat e tyre si duke dhënë një puthje të pasionuar, një buzëqeshje apo duke organizuar një darkë romantike.

Shkurtimisht, ata do të ishin të gatshëm të bënin gjithçka, por jo të shprehnin ato dy fjalë të thjeshta. Dhe gratë është e pamundur të mos pyesin veten: pse e kanë kaq të vështirë ta pranojnë se janë të dashuruar? Arsyeja shtë shumë e thjeshtë. Fraza “të dua” është një arketip gjuhësor, një formulë stereotipike e përdorur për të kaluar nga një ndjenjë e jetuar në mënyrë spontane tek një histori më e angazhuar.

Është e qartë pra se ato janë fjalë që mund t’i trembin dhe janë të lidhura me një sërë të drejtash dhe detyrimesh që nuk mund të respektohen. Krahasuar me gratë, burrat presin që ndjenjat e tyre të ndryshojnë dhe kjo është pikërisht ajo që ata mendojnë rreth një mijë herë para se të zbulojnë dashurinë e vërtetë. Nga ana tjetër, kur partneri në fund arrin të thotë “të dua”, është shumë i bindur për ndjenjat e tij. Në atë moment, ju do të jeni në gjendje të shijoni historinë 100% me vetëdijen që keni gjetur me të vërtetë princin e kaltër.

(Kosova Sot)

16 orë e 15 minuta më parë
25/06/18