Vajza nga Thethi: Kam frikë të dal natën me të sepse mund të humbas nderin

  • 04 December 2017 - 20:51
Vajza nga Thethi: Kam frikë të dal natën me të sepse mund të humbas nderin

Një vajzë e re rrëfen se ka rënë në dashuri me një djalë, por është e frikësuar nëse marrëdhënia e tyre do të shkojë në zyrtarizim.

“Përshëndetje fansat e faqes suaj. Jam një vajzë 19-vjeçe nga Thethi, por prej vitesh jetoj me familjen në një vend të huaj, Itali.

Unë kam rënë në dashuri këtu me një djalë që është më i madh se unë, por nuk e di nëse ai ka qëllime serioze me mua.

Ai më thotë që më ndjen dhe që do të jemi gjithmonë bashkë, por ngaqë është i pari për mua unë nuk di si të sillem me të.

Unë jam vetëm 19 vjeçe , kurse ai është 29 vjeç.

Ne të dy jemi njohur përmes disa shoqeve të përbashkëta këtu, pra nuk ma kanë bërë me mblesëri.

Tani ai, pas 8 muajsh, lidhje më ka kërkuar që të bëhem e tija.

Edhe pse jetoj në Itali, familja ime i ka ruajtur traditat dhe unë kam dëshirë që për herë të parë të shkoj me burrin tim. Madje dhe të dal natën me të kam frikë se mos gaboj.

Ja kam thënë këtë atij, por kam një frikë se nëse shkoj ai pastaj më ndan dhe gjen një vajzë tjetër.

Nuk di nëse kjo është prova ime e dashurisë për të.

Ai thotë se nëse e dua me të vërtetë duhet të shkloj me të.

Çfarë më këshilloni? Të bëhem e tija apo të pres?

Pse ai nuk më prezanton njëherë më familjen e tij dhe pastaj të bëjmë atë hap të madh.

Nuk dua të zhgënjehem sepse e dua shumë, por më tepër nuk dua të turpëroj nderin e familjes dhe as timin”, shkruan ajo.

(Kosova Sot)