Zbuloni çfarë ju “shkallon” në shtrat

  • 05 December 2017 - 12:49
Zbuloni çfarë ju “shkallon” në shtrat

Nëse pyesni se çfarë duan meshkujt në shtrat dhe besoni se përgjigja mund të jetë “gjithçka”, mësojeni se kjo nuk është kështu kur është fjala për seksin.

Ja sekretet për ta çmendur një mashkull në krevat:

Ta nisim nga seksi oral. Pothuajse i çmend të gjithë meshkujt (me disa përjashtime, edhe pse të rralla, shumë të rralla në këtë rast), dhe kjo është një arsye që partnerët, sipas të gjitha gjasave, do ta kërkojnë. Nëse jeni e zonja në seks oral atëherë keni vënë në praktikë tashmë më shumë se 50 për qind të teknikave që e çmendin një mashkull.

Seksi anal. Edhe ky lloj seksi i çmend pothuajse të gjithë meshkujt (përsëri me disa përjashtime). Ka meshkuj që e praktikojnë gjithmonë, e të tjerë që e duan, por jo gjithmonë. Por ama seksi anal kërkon besim mes partnerëve, përgatitje dhe mbi të gjitha kërkon që ju të jeni të qetë.

Dialogu. Duket e parëndësishme, por gjëja e parë për të bërë, në qoftë se ju doni të dini se çfarë i pëlqen një mashkulli në shtrat, është të bisedoni me ta dhe t’i pyesni.

Të guxoni. Të jeni të sigurta në vetvete, të guximshme, të mos dëshmoni frikë dhe të jeni gjithmonë të gatshme për të marrë iniciativën, këto janë të gjitha cilësitë që potencialisht mund të çmendin një mashkull.

Një lojë e veçantë, të brendshme femrash seksi apo një veshje provokuese do ta çojnë atë në qiellin e shtatë.

(Kosova Sot)