Kjo vajzë është tejet e bukur por nuk arrin dot të gjejë një të dashur, arsyeja do t’ju lë pa fjalë

  • 05 December 2017 - 15:12
Kjo vajzë është tejet e bukur por nuk arrin dot të gjejë një të dashur, arsyeja do t’ju lë pa fjalë

Një vajzë, e cila pranon se ka qenë e pafat në dashuri, thotë se nuk mund të gjejë një të dashur pasi është shumë e bukur.

Kjo bukuroshe 26-vjeçare ka një problem të vërtetë. Ajo quhet Cherelle dhe është e pafat në dashuri.

Arsyeja nuk është sepse ka ndonjë të metë, përkundrazi. Vajza nuk arrin dot të gjejë një të dashur për shkak se është mjaft bukuroshe. Po, po, e lexuat mjaft mirë.
Ajo thotë se bukuria e saj është një mallkim, pasi kandidatët potencialë për të dashur e shohin atë vetëm si bukuroshe për ta mbajtur në krah dhe për të shitur mend para shokëve të tyre.

Sipas saj, vajzat e thjeshta e kanë shumë të lehtë të gjejnë një të dashur e të kenë një lidhje të suksesshme.

Cherelle thotë pamja e saj i frikëson meshkujt, të cilët në shumicën e rasteve mendojnë se ajo nuk do ja hidhte kurrë sytë.

(Kosova Sot)