Shpreheni dashurinë edhe kështu

  • 31 July 2015 - 12:15
Shpreheni dashurinë edhe kështu

Në pyetësorin e fundit të bërë për studimin në ”The Open University”, njerëzit kanë treguar se ndihen më të vlerësuar në lidhje kur partneri i tyre iu dhuron atyre shenja të vogla të dashurisë raporton womenshealthmag.com.

Pas pyetësorit të bërë nga 5 mijë njerëz në Britaninë e Madhe, hulumtuesit kanë gjetur se të dashuruarit pëlqejnë më shumë gjestet e vogla të dashurisë sesa ato të mëdha, si p.sh. falënderimi i shpeshtë, larja e enëve, biseda të mira etj.

Për t’ia kujtuar partnerit tuaj se sa shumë e doni dhe sa të mira janë “bëni” një nga këto gjeste që nuk do t’ju zhgënjejnë.

1. Zgjohuni 10 minuta më herët se ai dhe përgatitni kafen.

2. Dhuroni një dhuratë të vogël.

3. Shkruani një sms të bukur për një natë të mirë.

4. Jepni komplimente.

5. Pyetni për këshilla.

6. Ruaja pjesën e fundit të ëmbëlsirës.