Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (30)

  • 06 December 2017 - 12:19
Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (30)

Jo shumë gjatë pas kësaj periudhe kohore, Milaimi filloi të njihej me miq, të cilët vinin për çdo ditë, ashtu të paralajmëruar, , në çdo kohë, madje edhe pas mesnatës, madje edhe kur ai nuk ishte në shtëpi. Për të parën herë kur Ganja i kishte thënë se kjo i pengon dhe se do të duhej që këta njerëz duhet t’i lënë rehat njerëzit e martuar. Milaimi me një zë të qetë i kishte thënë se do ta rregullonte këtë. Por, me muaj të tërë ishte përsëritur skenari i njëjtë. Nga udhëtimet e përbashkëta të planifikuara nuk ishte realizuar asnjëri prej tyre. Milaimi vetëm erdhi dhe i tha t’i paketonte gjërat, e kur ajo e pyeste pse nuk po shkonin për udhëtim, ai do të thoshte se do t’i vinte mundim, duke i dëgjuar gjërat e njëjta, fjalët për punë dhe të shëtisë nga ndërtesa në ndërtesë dhe nga vendi në vend. Kishte treguar se është shumë i kujdesshëm, dhe se disa ushqime apo gjella i kishte përgatitur vetëm për hir të saj, e jo se atij ia kishte ëndja. Ganja shumë shpejt u shndërrua në një grua të vetmuar, e cila aspak nuk ia doli të dashurohej në bashkëshortin e vet. Si kurrë më parë, Mialimi kishte filluar ta shmangte në shtrat, duke u ankuar në lodhje dhe në dhimbjet në shpinë. Të gjitha telashet e veta ajo po ia tregonte Gentës. – E dashura Gane, kështu e ka martesa. Mua bashkëshorti im më kishte vdekur herët, kështu që as nuk dua t’i kujtoj gjërat e këqija nga një martesë kaq e shkurtë. Por, kishte shumë të tilla. – Por, Milaimi më parë ishte krejt ndryshe, thuajse gjithçka kishte aktruar vetëm sa për të më joshur. Më nuk jam e sigurt nëse ai më dashuron. – Asgjë që të takon nuk dashuron me të njëjtën dashuri siç është dashuria jote. Kur ta shikosh ndonjë fustan në reklamë që të pëlqen pa masë, ti do të bësh gjithçka vetëm e vetëm ta veshësh njëherë dhe ta vendosësh në dollapin tënd. E kur më në fund ta blesh dhe kur ta veshësh, më nuk e ka të njëjtin shkëlqim që e kishte dikur. Me kohë më nuk të pëlqen dhe do ta ndërroje me diçka që nuk e ke. – Mendon ti se unë për të jam vetëm një fustan? – Tash e qëllove dhe, kjo është kjo. Nuk është e vërtetë se nuk të dashuron, por tash nuk ka nevojë ta tregojë sa shumë të dashuron. Martesa vetvetiu e pranon se e ke zgjedhur tashmë dikë. – Martesa është një lak përreth qafës, e kjo unazë, është syri më i keq në të gjithë botën. – Mos ashtu Gane. Ngadalë. Prapë se prapë po jeton bukur. Nuk punon, kënaqesh, ke gjithçka që dëshiron, e edhe Milaimi edhe më tutje është i mirë ndaj teje. – Po... nuk më grushton. Asgjë nuk po mund ta ngushëllonte këtë grua të mjerë. E dinte se kjo ishte zgjedhja e saj dhe ju duk se nuk kishte zgjidhje tjetër. (vijon) 

(Kosova Sot)