Shokon vejusha 47-vjeçare: Shkoj me burra të martuar që t’ju shpëtoj martesat

  • 06 December 2017 - 14:08
Shokon vejusha 47-vjeçare: Shkoj me burra të martuar që t’ju shpëtoj martesat

Një vejushë e pasur në Amerikë thotë se ka pasur marrëdhënie me 100 burra të martuar në 10 vitet e fundit. Ajo mbështet idenë se tradhtia është dobiprurëse për martesën.

“Unë jam zgjidhja perfekte”, shprehet 47-vjeçarja Gëeneth Lee, e cila shton se gjysma e grave të atyre burrave me të cilët ka shkuar e dinë për tradhtinë e bashkëshortit, por nuk thonë gjë pasi ato nuk janë më të interesuara për seksin dhe duan lumturinë e burrave të tyre.

“E di që shumë njerëz mund ta dënojnë atë që bëj unë, por unë nuk pendohem aspak sepse sinqerisht mendoj se i mbaj të bashkuar çiftet me fëmijë dhe që i kanë kaluar të dyzetat”, shpjegon Lee.

(Kosova Sot)