Shenjat e vërteta që mund të dyshosh për tradhti

  • 06 December 2017 - 16:24
Shenjat e vërteta që mund të dyshosh për tradhti


Askujt nuk do t’i pëlqente që të tradhtohej nga partneri apo partnerja për të cilin/cilën ka ndjenja të veçanta, por për fat të keq ky është një fenomen që ndodh bujshëm. Më poshtë do të njiheni me shenjat e vërteta të tradhtisë…
 
Një rutinë e re
Edhe pse nuk është definitive, është pak dyshuese nëse ai/ajo kalon më shumë kohë në punë, që ka mbledhje në orare të çuditshme ose udhëtime të papritura e sidomos nëse këto të fundit nuk kanë ndodhur kurrë më parë dhe nuk janë të lidhura me një projekt konkret. Ndërkohë, nëse lokalizimi i tij/saj në këto “orare ekstra” bëhet gjithnjë e më i vështirë në krahasim me oraret normale, atëherë ka me të vërtetë diçka për të dyshuar.
 
Ka miq të rinj
Papritur ai/ajo kalon më shumë kohë me persona që ti nuk i njeh! Të flet për persona për të cilët nuk ke dëgjuar asnjëherë të flitet, ndërkohë referimet për dikë në veçanti bëhen të përsëritshme. Nuk është e thënë që partneri/ja të tërhiqet vetëm nga seksi.
 
Humbja e dëshirës seksuale
Ne priremi të besojmë se i/e pabesi/a e shmang seksin me partneren/in e vet për ndjenjën e fajit ose sepse i kënaq impulset e veta diku tjetër! Sigurisht ndodh mjaftueshëm shumë shpesh, por nuk është e pazakontë që anëtari i pabesë i një marrëdhënieje në çift të shfaqë një rritje të dëshirës seksuale apo një interes më të madh për praktika që më parë nuk i interesonin.
 
Jep shumë shpjegime
Jep shumë detaje se ku gjendet dhe me kë në çdo moment, sikur përpiqet të justifikojë diçka. Dhënia e detajeve të tepërta është një gabim i zakonshëm te gënjeshtarët, të cilët besojnë se duke vepruar kështu i japin më shumë besueshmëri lidhjes.
 
Kurohet gjithnjë e më shumë
Ndryshimi nuk qëndron vetëm në qëndrim apo gjeste, por në përgjithësi personi i pabesë i kushton më shumë kujdes edhe pamjes fizike, duke qenë se me dashnoren/in për shembull mund të jetë në fazën e bërjes për vete. A trukohet përpara se të shkojë në punë, parfumoset, blen rroba të reja, regjistrohet në palestër? Nëse bëhet fjalë për veprime që nuk i përkasin normalitetit të tij/saj, atëherë ka arsye të vërteta për të dyshuar.
 
Sillet në mënyrë të çuditshme
Kur del, kur je i lidhur apo kur jeton me dikë për një kohë të gjatë je në gjendje të nuhasësh ndryshimet, deri në detajet më të vogla. Papritur atij/asaj i pëlqen një rrymë e re muzikore, për të cilën nuk të kishte folur asnjëherë më parë, ose flet për filma që nuk i keni parë ndonjëherë bashkë; ka ndryshime të çuditshme të humorit, madje ka ndryshuar edhe zakonet e lidhura me gjumin…
 
Është më shumë xheloz/e se më parë
Thuhet se fajtori i njeh fajet. Të pabesët mendojnë se fundja tradhtia nuk është edhe aq e vështirë për t’u bërë. Ai/ajo fillon të hamendësojë se edhe ti ke qenë e/i pabesë… xhelozia te të pabesët rritet në mënyrë të vazhdueshme apo ndryshe ata bëhen më xhelozë se më parë. Në të vërtetë, psikologjikisht, është më komode të mendosh se edhe partneri/ja tradhton apo mund të tradhtojë, në këtë mënyrë rritet edhe keqardhja për veprimet e tij/saj.
 
Pretendon për më shumë privatësi
Është shumë e rëndësishme që çdo pjesëtar i një çifti të ketë një hapësirë autonomie. Megjithatë një kërkesë për më shumë kohë private mund të rrisë dyshimet e tua. Kur ai/ajo heziton që të lejojë të përdorësh kompjuterin e tij/saj ose celularin mos këmbëngul, por trego kujdes, kjo mund të jetë një shenjë e keqe…
 
Bën telefonata të fshehta
Telefoni është mjeti më i zakonshëm nëpërmjet të cilit zbulohet një tradhti. Logjikisht ai/ajo do ta përdorë atë për të komunikuar me dashnoren/in. Pavarësisht fshirjes që do t’u bëjë ai/ajo të gjitha thirrjeve dhe mesazheve, sjelljet me celularin mund ta tradhtojnë. Telefonatat në orë të çuditshme, mbyllja në një dhomë për të folur me atë apo justifikimi se po telefonohet nga një mik/mikeshë ose një familjar me të cilin më parë nuk kishte kontakte… janë sinjale për të cilat mund të dyshohet vërtet për një tradhti të mundshme.
 
Nuk është i/e sigurt për ju
Marrëdhënia nuk funksion mirë dhe partneri/a jote thotë se nuk është i/e sigurt për ndjenjat. Nga një pikëvështrim ky është një reagim absolutisht normal, por është edhe dyshues nëse mund të ketë njohur një person tjetër dhe përpiqet të justifikohet për pabesinë e vet: për shembull justifikohet duke thënë se lidhja juaj nuk po shkon mirë dhe se nuk e di se çfarë ndien… gjë që s’mund të jetë asnjëherë e vërtetë.
 
Parandjenja e tradhtisë
Edhe pse nuk mund të verifikosh asnjë nga situatat e mësipërme, diçka e brendshme të thotë se partneri/ja nuk të qëndron besnik/e. Shikimet, fjalët ose disa gjeste që të tjerëve mund t’u duken budallallëqe, për ty përbëjnë diçka treguese që diçka po ndodh. Nëse në përgjithësi nuk je një person xheloz, beso në intuitën tënde.
 

(Kosova Sot)