Shokon i riu: E zvarrita për flokë kur kuptova se....

  • 09 December 2017 - 18:37
Shokon i riu: E zvarrita për flokë kur kuptova se....

Një djalë i ri ka zbuluar në mënyrë krejt rastësore se e dashura, me të cilën mendonte të fejohej, e ka tradhëtuar një vit më parë. 

“E dashura më ka tradhëtuar vitin e shkuar dhe unë e mora vesh vetëm pak kohë më parë.

Jam një 23-vjeçar nga Lezha, por jetoj jashtë Shqipërisë.

E zbulova se më kishte tradhëtuar, pasi më dha laptopin t’i rregulloja diçka në të dhe aty gjeta një mesazh që kishte mbetur në ‘draft’.

Në mesazh shkruhej:

“Më vjen keq, por duhet ta mbyllim këtu. Ajo që ndodhi mbrëmë mes nesh ishte vetëm pasion i momentit. Unë dua të rri me të dashurin tim, fundja edhe ti ke të dashur”.

U ballafaqova me të dashurën dhe ajo në fillim e mohoi në të gjitha mënyrat se më kishte tradhëtuar, por pasi e kapa për flokësh dhe e zvarrita më tregoi që kishte ndodhur një natë kur kishte dalë me shoqet në verë në një lokal në plazh, këtu.

Ma thotë këtë gjë, tani që kisha vendosur ta prezantoj me familjen dhe të fejoheshim.

Më vjen të plas se edhe kjo është shqiptare, e të më tradhëtonte nuk e mendoja kurrë.

Jemi ndarë normalisht, por kam 1 muaj që mendoj vetëm për të.

Dal me shokë, mundohem të argëtohem, por atë femër e kam dashur dhe doja të bëja familje me të.

Më ka kërkuar falje, por nuk mundem dot ta kapërcej. Çfarë më këshilloni? A duhet t’i jap një shans?”, shkruan ai.

(Kosova Sot)