Ja pse jeni ende vetëm

  • 31 July 2015 - 17:28
Ja pse jeni ende vetëm

Më poshtë gjeni pesë arsye se pse mund të mos e keni gjetur ende shpirtin binjak.

Pret princin e kaltër- Je shumë selektive, kërkon mashkullin perfekt dhe mban larg këdo që tenton të afrohet. Ke shumë kërkesa dhe nëse vijon ende në këtë drejtim pa afruar njeri rrezikon të mbetesh në pritje.

Nuk heq dot dorë nga zakonet e tua- Pas një kohe të gjatë duke qenë single, nuk është e lehtë të ndryshosh menjëherë. Lidhja në çift dashje pa dashje kërkon sakrifica dhe kompromise, kështu që çdo grua duhet të bëjë disa lëshime.

Je një femër tërhiq dhe lësho- Ndoshta nuk je një femër që ngjall besim dhe për këtë arsye, meshkujt mund të jenë në kërkim të një femre ku mund të mbështeten. Ndoshta nuk kërkojnë më aventura.

Të pëlqen të flirtosh- Flirtimi deri në momentin që jeni vetëm mund të jetë diçka zbavitëse, por nëse kjo gjë vijon edhe pas nisjes së një lidhje, ndoshta nuk mund të funksionojë, pasi mashkullit nuk i pëlqen të ndajë femrën e tij.

Nuk respekton rregullat- Ndonëse nuk duhet të ketë rregulla strikte në një lidhje, shpesh ndodh që të kërkohet llogari. Nëse nuk arrini të keni kompromis dhe të respektoni disa limite, me siguri që do përfundoni duke u zënë.