I dashuri më bëri të dridhem, në atë lloj forme që burri nuk e bëri dot kurrë
Një grua ka rigjetur dashurinë pas divorcit me të shoqin, por kjo dashuri është vënë para një prove të fortë.
“Jam një 33-vjeçare e ndarë nga burri, edhe i dashuri im është i ndarë.
Kemi bashkë 10 muaj e mesa unë gjykoja ishim një çift i përkryer, kishim një mendje në gjithçka, pra një çift pothuajse i përsosur.
Nuk mendoj se kam dashur një person, deri në çmenduri sa të dashurin. As burrin nuk e kam dashur aq fort, as burri madje nuk më ka bërë kurrë të dridhem si i dashuri.
Kur e njoha të dashurin, ai kurrë nuk ma fshehu vështirësinë për të hyrë në një marrëdhënie të re, sepse ata sapo kishin dalë nga një marrëdhënie e dhimbshme.
Ai e donte si i çmendur gruan, kurse ajo vazhdimisht e tradhëtonte.
Ata u danë pas dy vitesh martesë, sepse ai e kuptoi se kurrë nuk do të ishte e lumtur me të.
Pas disa muajsh ai më tha se ajo donte ta takonte sepse e kishte kuptuar se e donte dhe se kishte ndryshuar, etj.
Ai ma tregoi këtë dhe më tha se duhej ta takonte, sepse historia e tyre nuk ishte mbyllur me të vërtetë.
Menjëherë pas kësaj, ajo nisi ta telefononte pa pushim, nuk hiqte dorë nga i dashuri im.
Në një takim në Lezhë, pasi ajo kishte qarë duke iu lutur të ktheheshin, të dy kishin përfunduar në shtrat.
Këtë e kam zbuluar pak kohë më parë, kur ajo i telefonoi dhe ne ishim në makinë dhe zërin e saj e dëgjoja kur i kujtonte ato momente që kishin kaluar.
Unë u ndjeva shumë keq. Nisa të qaj, dridhesha.
Ai nisi të qante dhe tha që më kishte thënë që në fillim sa e kishte dashur dikur. Ama më tha që nuk e do më, e këtë e vërtetoi edhe në krevat.
Më tha që unë jam femra e jetës së tij tani e tutje.
Unë e dua çmendurisht, jua thashë. Si mund ta kaloj këtë histori duke e ditur ndoshta se ai kurrë nuk do të më dojë ashtu si e donte atë…”, shkruan ajo.
(Kosova Sot)