Çmende, mahnite sa mos ta dijë çfarë e ka gjetur: Teknikat më të mira për joshjen e mashkullit

  • 12 December 2017 - 08:49
Çmende, mahnite sa mos ta dijë çfarë e ka gjetur: Teknikat më të mira për joshjen e mashkullit

Joshja është shkathtësi serioze e komunikimit midis mashkullit dhe femrës. Nga darka e shtrenjtë e deri te një buzëqeshje, ja si ta pushtoni personin që ju pëlqen.

Vështrimi emocionues

 Kur të bisedoni me personin që ju pëlqen mundohuni ta mbani më gjatë shikimin, madje edhe kur nuk flisni. Shikimi i tillë nxit emocionet dhe substancat e njëjta nëpër vena kur dashurohemi.

Eleganca

 Jini gjithmonë elegante, plot sharm dhe stil. Le t'i lë veshja përshtypje Madje edhe kur nuk dilni diku kur ekziston kodi i veshjes, mundohuni të dukeni sikur nuk kujdeseni për veten. Meshkujt pëlqejnë kur një femër është elegante. Nuk është gjithçka te fustanet e shkurtë.

Le t'i ndjejë fluturat në bark

Kuptojeni se çfarë e eksiton personin me të cilin dilni. Kuptojeni çfarë i pëlqen dhe cilat vende me dëshirë i viziton. Një film horor në kinema është mundësi e mirë t'i ofroheni njëri-tjetrit.

Veprimi dhe reaksioni

Përcillni reaksionet e tij dhe silluni në hap me to. Duhet të jeni njëjtë edhe me disponimin.

 Buzëqeshni

Mundohuni t'i buzëqeshni, e nëse jeni në shoqëri, jini e para t'ia bëni me dije se shakaja kishte sukses. Në këtë mënyrë meshkujt mundohen të krijojnë një lidhje me juve.

(Kosova Sot)