SI DUKET HEROI JUAJ ROMANTIK PRANË TË CILIT DËSHIRONI TË ZGJOHENI

  • 12 December 2017 - 15:27
SI DUKET HEROI JUAJ ROMANTIK PRANË TË CILIT DËSHIRONI TË ZGJOHENI

Jemi të sigurt se të gjitha ju ëndërroni një hero romantik, ndoshta e keni takuar dhe jeni bashkë me të. Heronjtë romantikë vijnë në shumë mënyra, le t'i zbulojmë disa:

Djali i shtëpisë

 Përderisa djali i shtëpisë mund të duket më pak romantik e më shumë dikush që mërzitet, jepjani një mundësi. Ai është hero sepse është koha ta bëjë gjënë e duhur, ai është pikërisht duke e bërë këtë. Ai vetë i pastron rrobat dhe di mirë të gjendet në kuzhinë dhe ju përqafon gjithnjë.

Pasaniku nën hije

Ai vozit të njëjtën veturë tash e 7 vite dhe jeton në një vend modest. Ai ka një kopsht dhe vesh xhinse të kaltra. Kurrë nuk do ta dinit, por është plot të holla. Ndoshta ka bërë disa investime ose duket si një këshilltar që paguhet shtrenjtë. Preferon modestinë që shkon në hap me të. Nuk është se nuk blen gjëra, por ato që i blen ai janë të shtrenjta dhe unike. Ai pëlqen cilësinë, jo sasinë.

Djali i keq

Mirë, e dini se ai duhet të shfaqet në këtë listë. Janë disa femra që kanë nevojë për një hero si ky në jetën e tyre, sepse, nëse ai mund të bëhet një "hero" ai nuk mund të jetë aq i keq. Ai ndjek rregullat e tij, është i mistershëm dhe i vështirë për t'u arritur. Emrat edhe duan ta zbulojnë një djalë të mistershëm se çfarë e ka shtyrë të bëhet i tillë. Një djalë si ky jetën ia bën interesante, e në situata të ndryshme, djemtë e këqij ditë të shkëlqejnë si një kalorës me parzmore.

Budallai i turpshëm

Në romanet e dashurisë ai quhet "beta hero", dikush që nuk prisni se do të jetë tërheqës për ju. Zakonisht është i mirë dhe i ëmbël dhe skuqet kur biseda rrëshqet diku tjetër. Ai është i mençur dhe vlerë- son inteligjencën tuaj. Ai di shumë për gjërat. Këta heronj vijnë tinëz te ju.

Miku juaj më i mirë

Mund t'i telefononi në mes të natës për t'i thënë si ka shkuar takimi juaj, apo të qani dhe të gjeni ngushëllimin në kraharorin e tij kur diçka shkon keq. Shkoni në film së bashku, hani në shtëpitë e njëri-tjetrit, kurrë nuk e keni konsideruar material për dashuri. Një ditë ndoshta do të mendoni që lidhjen ta dërgoni në një nivel tjetër. Arsyeja përse dëshironi të zgjoheni pranë tij, është më se e qartë. Ai ju sheh të barabartë dhe kështu do të mbeteni gjithmonë.

Luftëtar

Heroi luftëtar vjen në disa mënyra, duket si një truprojë për ju. Mbrojtja e dashurisë nga dëmtimet është prioriteti i tij. Me dëshirë do të jetë në forcat e rendit apo ato ushtarake. I pëlqen të jetë heroi që i mbron më të dashurit e vet. Dëshironi të zgjoheni pranë tij sepse vetëm ju mund ta pushtoni dhe gjithmonë pranë tij do të ndiheni e sigurt.

(Kosova Sot)