Ngjyrat tregojnë çfarë dashnori jeni

  • 01 August 2015 - 09:41
Ngjyrat tregojnë çfarë dashnori jeni

E verdha- Personat që zgjedhin të verdhën kontrollojnë epshin seksual në krevat, duke ua lënë partnerit rolin kryesor. Vetë nuk e marrin iniciativën, por partnerin nuk e refuzojnë asnjëherë, sepse e konsiderojnë të rëndësishme kënaqësinë e tij/saj.

E kaltra – Për këto persona seksi është art, ndërsa qasja duhet të jetë elegante. Kjo theksohet sidomos tek mashkulli, i cili në shtrat sillet si pianist. Me kujdes hulumton trupin e femrës, duke hetuar nevojat e saj. Gratë janë po ashtu zemërgjera dhe të buta, ndërsa në paralojë kënaqen po aq sa edhe gjatë aktit seksual.

E hirta – Të dashuruarit në këtë ngjyrë janë të pasigurtë dhe të pavendosur si dashnorë. Shumë vështirë lidhen. Për ta seksi nuk është një eksitim, por më shumë një mënyrë për të përmnushur një nevojë, për cfarë arsye vështirë bien në harmoni me partnerët të cilët preferojnë një tjetër ngjyrë.

E portokallta – Personat që e duan ngjyrën e diellit duan t’i realizojnë fantazitë e tyre seksuale. Me përshpëritje të paturpshme në jastëk nxisin fantazinë e partnerit. Ledhatimet dhe paraloja janë shumë të rëndësishme për ta para aktit seksual.

E kuqja – Duke qenë se kjo ngjyrë simbolizon epshin, personat që e duan dinë të kënaqen në seks. Kanë një qasje agresive ndaj gjinisë së kundërt, ndërsa nëse ndërtojnë një relacion partneriteti me një person tjetër që preferon të kuqen, krevati do të jetë përplot eksperimente për kënaqësinë e të dyja palëve.

E gjelbra – Ata që e duan të gjelbrën janë partnerë besnikë, ndërsa në seks janë përplot butësi. Gratë e “gjelbra” e përjetojnë cdo marrëdhënie seksuale sikur ta bënin për herë të parë, ndërsa meshkujt janë plot mirëkuptim dhe të gatshëm për të plotësuar cdo nevojë të partneres.

E purpurta – Me personat që e duan të purpurtën duhet të jeni të kujdesshëm gjatë seksit. Atyre seksi ju duket humbje kohe. Meshkujt këtij akti i qasen sikur një obligimi afarist, ndërsa graë më shumë mendojnë se si mos ta prishin frizurën, se sa për vetë seksin.

Vjollce –Të shikosh një grua të veshur në vjollce është si të shikosh një që ta bën me sy e koketon. Gratë që e duan këtë ngjyrë nganjëherë premtojnë më shumë se sa që kanë ndërmend të japing. Në kuptimin seksual janë të papjekura dhe duan të luajnë me meshkujt. Meshkujt ndërkaq që duan ngjyrën vjollce janë të prirur për të ndërruar shpesh partneret, ndërsa shpesh lëshohen në afera me gra të cilat sapo i kanë njoftuar.